Policia ndalon kontrabandimin e lopëve në Viti
Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 26 May 2022
Policia e Kosovës kryesisht njësitë patrulluese të pikës kufitare në Zhegër kanë parandaluar kontabrandimin e paligjshëm të disa mallrave, shkruan Gazeta Infokus.
Ky parandalim u bë në kuadër të Planit operativ “Goditja 2022”.
“Njësitë patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare në Zhegër (Drejtoria rajonale kufitare- Lindje) në kuadër të Planit Operativ “Goditja 2022”, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu në këtë njoftim thuhet se si rezultat i kësaj, me datë 26.05.2022, rreth orës 04:00, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të Policisë Kufitare është arritur të identifikohen kamion i tipit “man”, me targa vendore dhe me drejtues të dyshuarin, M.A., shtetas kosovar.
“Pas tentativës për t’ju shmangur ndalimit policor, autoritetet kufitare policore kanë arritur t’i ndalojnë automjetet në fshatin Mjak, komuna e Vitisë. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur njëmbëdhjetë kafshë ( krerë gjedhe) për të cilat dyshohet se përmes rrugëve malore ilegale ishin futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore si malli i kontrabanduar”, thuhet tutje në njoftim.
Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse rasti është duke u trajtuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Gjini: Serbia do me e nda Kosovën në Ibër
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se Serbia nuk e do Asociacionin e Komun...
-
Ekspertët: Inteligjenca artificiale mund të shtojë dezinformimin dhe të dëmtojë zgjedhjet në BE
Votuesit në Bashkimin Evropian do të votojnë nga e enjtja deri të dielën për ...
-
“Deri në vitin 2029 ne duhet të jemi gati për lu*ftë”, Gjermania në alarm
Ne duhet të jemi në gjendje të përballemi me një luftë deri në vitin 2029.” K...
-
Rama nuk u ngrit ta takonte, Kurti zbulon çfarë ndodhi mes tyre në Samitin e Kotorrit
Një shtrëngim i ftohtë duarsh dhe ngurrimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama ...
-
Gjermania: Na duhet një KFOR efektiv për uljen e përshkallëzimit të mundshëm veri
Ushtria gjermane do të vazhdojë prezencën në Kosovë dhe Bosnje edhe në të ard...
-
Osmani reagoi se nuk u konsultua për KiE, Kurti: Ka shumë raste edhe në të kaluarën, më duhet të shoh përpara tash
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në “Debat” në A2 CNN, u pyet për zërat që ...
-
Kina miraton provat e para publike të makinave vetë-drejtuese
Kina i dha miratimin grupit të parë prej nëntë prodhuesish automjetesh, për t...
-
Kurti: Kërc ënimi nga Serbia është real, i shtuam 1 mijë e 852 ushtarë për tri vite
Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se ka kërcënime të vazhdueshme nga Serb...
-
Del në publik pas plagosjes, kryeministri sllovak ka një mesazh për atentatorin
Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico u shfaq për herë të parë në p...
-
Krasniqi kërkon nga bashkatdhetarët që në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të votojnë për partitë e liberalëve dhe demokratëve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar n...
-
Grabitje e armatosur në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 15:15 në Prishtinë në një këmb...
-
Ambasadori Rohde: Qeveria s’i dëgjoi këshillat tona
“Gjermania e do Kosovën brenda (KiE-së), por duhet të sigurohemi që vendet që...