Çfarë roli ka pasur Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në implementimin e pakove për mbështetje të bizneseve?
Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 24 May 2022
Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha, ka treguar në detaje përfitimet e bizneseve nga Masa 2.2 që ka të bëjë me mbështetjen e tyre për qasje në financa, në kuadër të Ringjalljes Ekonomike.
Ai ka thënë se ky fond ka pasur rolin kyç në implementimin e këtyre masave.
“Fondi ka pasur rol kyç në implementimin e masave, një prej masave të pakos të rimëkëmbjes ekonomike, e cila ajo masë ka qenë çasja në financa për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme, në fondament realisht ky është edhe misioni i përgjithshëm i institucionit tonë që ka tërhequr vëmendjen dhe ka luajtur një rol të theksuar posaçërisht gjatë përballjes me krizën nga pandemia Covid-19, dhe si rezultat ka implementuar masën e cila adreson çasjen në financa për ndërmarrësit private në Kosovë, kur flitet për ndërmarrje mikro të vogla dhe të mesme në Kosovë, flasim për ndërmarrësin private se 99.9% gati e ndërmarrjeve private në Kosovë janë mikro të vogla dhe të mesme”, ka thënë Berisha.
Në vazhdën e aktiviteteve të cilat mëtojnë të ngrisin vetëdijen rreth pakos së Ringjalljes Ekonomike, të aprovuar në korrik të vitit 2021, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka organizuar diskutimin e radhës me temën “Zbatimi i pakos së Ringjalljes Ekonomike – Masa 2.2, Mbështetja e Bizneseve për Qasje në Financa”, e ku mysafir ka qenë Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha.
Berisha ka treguar se pse kjo masë ka qenë e rëndësishme për bizneset.
“Kjo masë ka qenë e rëndësishme sepse gjatë krizave zakonisht ndodh që mund të kemi ngërç kreditor, dhe kur ka një ngërç kreditor apo ngadalësim të aktivitetit kreditor ka më pak mjete në qarkullim dhe sa herë ka stangnim ekonomik, atëherë mungesa e kreditimit në ekonomi, konsiderohet një prej ingjeksionit kryesore në nisjen e asaj rrotës ekonomike brenda një krizës financiare apo ekonomike, atëherë mund ta përkeqësoj edhe më shumë krizën financiare apo ekonomike”, ka shtuar ai.
Sa i përket bashkëpunimit me ekzekutivin e vendit, Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha, ka treguar se edhe pse ju ka rënë që të punojnë me tri administrata apo me tri qeveri, me të gjitha kanë pasur një bashkëpunim të mirë.
“Neve na ka rënë të punojmë me tri administrata apo me tri qeveri prej kur ka filluar pandemia, me të triat komunikimi, kooperimi, bashkëpunimi ka qenë në nivelin më të lartë edhe qeveria ka ndihmuar fondin dhe ka lejuar qe fondi të jetë komplet i pavarur ashtu siç parashihet edhe me ligj të punojë në baza profesionale edhe ta ndihmoje me kapital. Kanë qenë të dy këto gjërat kryesore që faktikisht ne si struktura qeverisëse të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore e vlerëson më së shumti”, është shprehur Berisha.
Ky aktivitet zbatohet me mbështetjen e ‘Balkan Trust for Democracy’, një projekt i ‘German Marshall Fund of the United States’ dhe USAID. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?
Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë e...
-
72 vjeçarja nga Kumanova mashtrohet nga shitësit e druve, raporton rastin në polici
MPB në Maqedoninë e Veriut njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka rap...
-
Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë...
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...