Jo të gjitha sindikatat i duan paratë e Trustit
Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 24 May 2022
Sindikatat kosovare nuk e kanë një qëndrim unik karshi nismës parlamentare për tërheqjen e parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës.
Derisa Bashkimi i Sindikatave të Pavarura deklarohet pro, dy sindikata vartëse të saj, ajo e sektorit privat, dhe ajo e arsimit, shkencës dhe kulturës, kërkojnë që kjo të bëhet vetëm me kushtin e rimbursimit nga qeveria. Ndërsa ajo e shërbyesve civil, zgjidhjen e vetme për krizën e sheh te rritja e pagave.
“Ne e përkrahim tërheqjen e parave nga Trusti. Kjo është kërkesë e anëtarësisë së përgjithshme të BSPK-së. Me anë të një sondazhi që e kemi bërë ka dalë që mbi 90 përqind janë për tërheqjen e asaj pjese, kjo duke e marrë parasysh situatën e rëndë të punëtorëve në këtë kohë të vështirë të post pandemie”, anëtari i kryesisë së BSPK-së, Nexhat Llumnica, për Klankosova.tv. “Kohë më e vështirë nuk do të jetë ndonjëherë”.
E nënkryetari i SBASHK, Ymer Ymeri, thotë se kjo sindikatë do garanci nga qeveria për rimbursimin e mjeteve.
“E mbështesim me kushtin që Qeveria e Kosovës të rimbursojë këtë për një interval kohor kur ata e parashohin. Pra, kur është e mundshme të ketë tërheqje të parave, por edhe të bëhet një rimbursim i të gjitha mjeteve. Duhet të ketë një fond të mjaftueshëm që punëtorët të kenë para kur të dalin në pension”, ka thënë Ymeri.
Rimbursimin po e kërkon edhe Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur së Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK).
“Nëse shteti e stimulon gjithë këtë duhet të bëhet tërheqja. E nëse shteti nuk e stimulon atëherë ka qenë mirë të lihet tek punëtorët që të vendosin vet ata nëse dëshirojnë t’i tërheqin paratë e tyre nga Trustti”, ka thënë Azemi.
Por, krejt tjetër qëndrim ka Mursel Zymberi, që e drejton Sindikatën e Shërbyesve Civil të Kosovës.
“Përderisa dikush i shfrytëzon paratë e Trustit tani, ka me lënë keq veten në kohën më të keqe. Qeveria do të duhej të një zgjidhje që të ngris pagat me para të veta me e përmirësu jetën e punëtorit. Paratë e Trustit janë para tonat”, ka thënë Zymberi.
Gjatë ditës së djeshme, shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se javën tjetër do të dalë në diskutim në Kuvend puna e Trustit.
Kjo, derisa Qeveria ka bërë me dije qysh para një muaji se nuk e përkrah tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti.
Të tjera
-
Kurti: Kemi trefishuar Investimet në trashëgiminë kulturore
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Instagram se ...
-
Mos flini me kondicioner të ndezur, ja si mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Kondicionerët janë një pajisje e domosdoshëm në shtëpi gjatë ditëve dhe netëv...
-
O’Brien thotë se është e qartë që SHBA-të mbështesin formimin e Asociacionit
Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, t...
-
Pagat mesatare nëpër Evropë, ku janë më të ulëta e ku më të larta?
Pagesa e punëtorëve nëpër Evropë ka dallim ndaj edhe pagat mesatare variojnë ...
-
Musliu: Heshtja e institucioneve tona ndaj sjelljeve raciste të Speciales është e papranueshme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar lidhur me veprime që i ka bërë...
-
O’Brien: Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin, veriu dhe kërcënimet me shkëputje në Bosnjë rrezik primar në rajon
Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien ka...
-
Kosova në ‘Counter Strike 2’ siguron për herë të dytë kualifikimin në Kampionatin Botëror
Përfaqësuesja e Kosovës në lojërat elektronike e ka siguruar kualifikimin në ...
-
Vr asja e tre vëllezërve Bytyqi, Kurti: Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund
Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që duhet të marrë fund epoka e mosndëshki...
-
Heqja e vizave e rrit numrin e fluturimeve dhe pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës – dalin shifrat
Numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtin...
-
Fajdexhinjtë e pamëshirshëm – Dosja e fajdeve në Pejë zbardh detaje për rrëmbịmin dhe detyrimin e vịktimave
Veprimtarinë ilegale dyshohet se e ushtronin familjarisht. Sikur në dhënie...
-
Ish-komandanti i FSK-së, Kastrati: Serbia po përgatitet për manovër luftarake, Kosova e përgatitur
Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati në një intervistë në Ora News u shpre...
-
Zgjedhjet në Francë, Murtezaj: Nuk priten ndryshime në raport me Kosovën
Valon Murtezaj, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Francë, duke anali...