Drejtori FKGK-së tregon se sa biznese përfituan nga pakoja e rimëkëmbjes
Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 24 May 2022
Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha, ka treguar në detaje përfitimet e bizneseve nga Masa 2.2 që ka të bëjë me mbështetjen e bizneseve për qasje në financa.
Berisha në një diskutim mbi zbatimin e pakos së ringjalljes ekonomike dhe mbështetjen e bizneseve për financa ka thënë se numri i saktë i bizneseve përfituese është 8 mijë e 30 biznese.
“Numri i bizneseve që kanë përfituar nga skema garantuese që nga themelimi është 8030 biznese, që faktikisht sipas shifrave të fundit, ndërsa vetëm gjatë pakos së rimëkëmbjes ekonomike që ka filluar në janar të 2021 dhe që ka përfunduar me 31 dhjetor të 2021 saktësisht është 1720 biznese. Dmth këto biznese kanë përfituar nga një kreditim prej 104-105 milion euro, në kuadër të pakos së rimëkëmbjes ekonomike këto 105 milion euro kredi janë ndarë në 1720 biznese ndërsa pjesa e gradacionit nga Fondi kosovar për garanci kreditore ka qenë 75 milionë”, ka deklaruar Berisha.
Në vazhdën e aktiviteteve të cilat mëtojnë të ngrisin vetëdijen rreth pakos së Ringjalljes Ekonomike, të aprovuar në korrik të vitit 2021, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka organizuar diskutimin e radhës me temën “Zbatimi i pakos së Ringjalljes Ekonomike – Masa 2.2 / Mbështetja e Bizneseve për Qasje në Financa”, e ku mysafir ka qenë Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha.
Ai tregoi edhe disa kritere që Fondi Kosovar për Garanci Kreditore i shikon për të i ndihmuar bizneset.
“Ne si institucione kemi përcaktuar strategjinë tonë edhe objektiva institucionale së paku afatmesme që e dijmë se çka dojm me e ba gjithmonë në bashkëpunim me donatorët tanë edhe me qeverinë e republikës se Kosovës. Ne si objektiv kemi me ju ndihmu apo si qellim parësor prioritet kemi ndihme bizneseve prodhuese konsiderojmë që janë të sektorit strategjik për rritjen e konkurruesmërinë se ekonomisë tone kombëtare kemi si prioritet bujqësinë mendojmë qe zhvillimi i bujqësisë edhe nëse nuk ndikon ne eksportin e produkteve tona ne tregun rajonal edhe ndërkombëtar ndikon ne uljen e importit qe me pastaj do te rezultojë ne përmirësimin bilancit rektar të vendit tonë, këto janë dy sektor shumë të rëndësishëm, kemi ne agjendën tone investimet qe përkrahin ne investimet që rritin efikasitetin e shfrytëzimit të energjisë dhe gjenerimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.. ndërmarrësit dhe bizneset që janë ne pronësi te grave ”, ka shtuar Berisha.
Ky aktivitet zbatohet me mbështetjen e ‘Balkan Trust for Democracy’, një projekt i ‘German Marshall Fund of the United States’ dhe USAID. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...