Demarkacioni me Malin e Zi, Osmani: Do të realizojmë diskutime miqësore me trupat e përbashkët teknik
Autori: Gazeta inFokus
12:41 | 18 May 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën për media me homologun malazez, Gjukanoviq, ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Osmani tha se Kosova dhe Mali i Zi janë shtete miqësore dhe sa i përket trupit të përbashkët teknik mes dy vendeve që janë paraparë në deklaratën e përbashkët mes dy presidentëve është çështje tenike e cila do të realizohet përmes diskutimeve miqësore.
“Dua ta potencoj se Mali i Zi ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovë, nga 2008 deri më tani ka qenë ndër shtetet më përkrahëse drejt shtetndërtimit. Kjo miqësi do të ruhet dhe do të forcohet. Sa i përket çështjes së demarkacionit, Kosova ka ratifikuar tri dokumente në parlamentin e saj, e para është marrëveshja dypalëshe sa i përket vendosjes së kufirit, e dyta është deklaratat e përbashkët ndërmjet dy presidentëve të atëhershëm të Kosovës dhe Malit të Zi dhe e treta raporti i Komisionit Shtetëror për cështjen e Kufirit. Gjithçka që ka të bëjë me raportet tona do të diskutohet dhe do të zhvillohet në përputhje me parimin e respektit të ndërsjellë dhe raporteve të shkëlyqeshme miqësore dhe çështja e trupit të përbashkët teknik i cili është paraparë në deklaratën e atëhershme të dy presidenteve është një çështje teknike e cila do të realizohet përmes diskutimeve miqësore ndërmjet dy vendeve tona gjithnjë duke e vlerësuar se raportet tona të ndërsjella duhet t’i zhvillojmë”, tha Osmani.
Tutje shefja e shtetit tha se ka akterë të tjerë që duan destabilizim në rajon dhe Kosova e Mali i Zi s’duhet të kontribuojnë në këtë.
“Ka mjaftueshëm akterë të tjerë që kërkojnë ta destabilizojnë rajonin tonë, Kosova e Mali i Zi nuk do të duhej të lejonte që këto marrëdhënie të prishen dhe nuk shoh asnjë cështje që mund të prish marrëdhëniet mes Kosovës e Malit të Zi”, tha ajo.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...



































