Nesër finalja, skandal në Eurovision/ Dy vajza pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht, organizatorët e mohojnë
Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 13 May 2022
Një lajm në përmasat e një skandali po qarkullon lidhur me Eurovision.
Dy studente femra, që dolën vullnetare në “Eurovision 2022”, pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht.
Në eventin e organizuar këtë vit në Torino, përveç këngëtarëve, kërcimtarët dhe të ftuarve VIP, kishte dhe vullnetarë. Njëra prej tyre, një studente 20-vjeçare, e cila përdori emrin “Chiara” për të shmangur zbulimin e identitetit të saj, iu drejtua grupit “Non Una Di Meno “, i cili mbështet fushatën #MeToo në Itali si viktimë e ngacmimeve seksuale.
Sipas DailyMail, vajza ka pohuar se kërcimtarët e një artisti, i cili përfaqëson në Eurovizion një vend të Evropës veriore – pa përmendur se cilin – e kanë ngacmuar. Më konkretisht ajo shprehet se “nuk ka mundur të identifikojë se cilët ishin, por e kanë prekur poshtë belit”.
Një tjetër 20-vjeçare ka raportuar se ishte në tapetin e kuq, të organizuar në Pallatin Venetia si vullnetare, për të ndihmuar përfaqësuesit e vendeve, por përfundoi “duke u përpjekur të dëbonte duart që kishte mbi të”.
“Ata vazhdimisht na përqafonin. Njëri vuri dorën në belin tim dhe u përpoq të më puthte. Unë arrita të ikja, por më pas dikush tjetër u përpoq të bënte të njëjtën gjë. Po u ndodhte shumë vullnetareve femra që ishin atje dhe në fund shumë u larguan për shkak të asaj që po ndodhte.“- tha vajza për Daily Mail.
Pas këtyre akuzave, Martin Osterdahl nga Unioni Evropian i Transmetuesve, i cili organizon festivalin, tha se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë ankese.
Alessandra Aires, nga Këshilli i Qytetit të Torinos, i cili organizoi vullnetarët, tha: “Nëse do të kisha vënë re diçka të tillë që po ndodhte, do të kisha ndërhyrë dhe do ta ndaloja ngjarjen. Mund t’ju siguroj që isha në festë gjatë gjithë kohës dhe kjo nuk ndodhi.”
Të tjera
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...