Konjufca: Aplikimi në Këshillin e Evropës është edhe përpjekje e qeverive të kaluara
Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 12 May 2022
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE).
Konjufca e vlerëson pozitiv këtë lëvizje të Kosovës, sa i përket aplikimit të KE.
“Aplikimi ka qenë i domosdoshëm. Zhvillimet e fundit që ndodhën me agresionin rus ndaj Ukrainës, krijuan një situatë të favorshme”, tha Konjufca në RTK.
Konjufca tha se aplikimi është edhe përpjekje e qeverive të kaluara.
“Aplikimi është edhe përpjekje e qeverive të kaluara, sepse të gjithë kanë dhënë kontribut për këtë, pa dallime politike. Kemi punuar shumë edhe kur kemi qenë në opozitë. Më kujtohet se për Kosovën ka pasur disponim negativ për ne si Kosovë. Në atë kohë edhe shtetet njohëse na kishin sugjeruar për të mos aplikuar”, tha Konjufca.
“Ne kemi pasur edhe në atë kohë, pra në vitin 2015, votat e 2/3, por nuk ka pasur disponim. Këto bisedat që i kemi pasur së fundi e kanë ndryshuar atmosferën, ndoshta edhe ndryshimet që kanë ndodhur në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare. Pra është krijuar një momentum i ri edhe për Kosovën”, tha Konjufca.
Konjufca, ka folur edhe për mundësinë e rishikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka konsideruar të përfunduar.
“Në kuptimin e vendimmarrjes së Parlamentit, konsiderohet se është e kryer. Është një proces që duhet të kemi kujdes dhe ta bëjmë ngadalë dhe pa tensione dhe në mënyrë që ta mbrojmë interesin e Kosovës”, thotë Konjufca.
“Komisionet shtetërore duhet të mblidhen dhe ta rishikojnë atë. Cila është vija e saktë dhe ku do të vendosen gurët do të marrë kohë”./Rtk
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...