Lajme

Scholz paralajmëron vizitë në Prishtinë: Kosova dhe Serbia ta zgjidhin konfliktin hap pas hapi

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 04 May 2022

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bisedat mes tyre ishin shumë produktive.

Ai ka shtuar se përveç luftës në Ukrainë, dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave për kosovarët kanë qenë ndër temat për të cilat kanë folur.

Sa i përket procesit të dialogut, kancelari gjerman ka theksuar se marrëveshja Kosovë-Serbi do të sillte stabilitet në rajon.

-Advertisement-

“Jam i bindur se në kohë si këto ku në një rajon pranë nesh zhvillohet luftë brutale, ka rëndësi që të dyja vendet ta zgjidhin konfliktin hap pas hapi”, është shprehur Scholz.

“Objektiv i dialogut është arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. E inkurajova Kurtin për konstruktivitet në negociata. Marrëveshja do t’u sillte të mira qytetarëve të të dyja vendeve”.

Scholz ka paralajmëruar se do të zhvillojë vizitë në Prishtinë në muajt në vijim derisa në gjysmën e dytë të vitit do ta ftojë Kurtin përsëri në Berlin për një takim tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera