Vodhën pesë pula dhe dy gjela në Kaçanik, dënohen me 400 euro gjobë dhe 120 orë punë
Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 30 April 2022
Gjykata Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, i ka dënuar me 400 euro gjobë dhe 120 orë punë në dobi të përgjithshme, A.M. dhe T.R., të cilët akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë hyrë në oborrin e të dëmtuarit B.R., dhe te koteci i pulave ia kishin marrë pesë pula dhe dy gjela.
Një vendim të tillë e ka marrë gjykatësja Zajrete Muhaxheri, më 3 dhjetor të vitit të kaluar, pasi dy të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë.
Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, i akuzuari A.M. është dënuar me 250 euro gjobë kurse i akuzuari T.R. me 150 euro gjobë.
Ndaj tyre fillimisht është shqiptuar edhe burgimi efektiv me nga një muaj secilit, por që me pëlqimin e tyre ky dënim iu është zëvendësuar me punë në dobi të përgjithshme, ashtu që secilit veç e veç do të punojë në kohëzgjatje prej 60 orëve.
Prokuroria Themelroe në Ferizaj, më 24 shkurt 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj A.M. dhe T.R., me arsyetimin se ata në janar të vitit të kaluar në Komunën e Kaçanikut, në bashkëkryerje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, hyjnë në oborrin e të dëmtuarit B.R., shkojnë te koteci i pulave, dera e të cilit ka qenë e hapur dhe aty marrin pesë pula dhe dy gjela, duke shkaktuar dëm prej 100 eurove.
Me këtë, A.M. dhe T.R. akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhja”, nga neni 313 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.
Të tjera
-
PE-ja do ta vazhdojë mbështetjen për zgjerimin, rreziku qëndron te disa vende anëtare
Frika nga ndonjë rritje e madhe e së djathtës ekstreme në Parlamentin Evropia...
-
VV-ja përkujton Arbnor Deharin: Ai na kujton konceptet e vetëvendosjes, lirisë, barazisë, drejtësisë dhe solidaritetit
Lëvizja Vetëvendosje e ka përkujtuar në dhjetë vjetorin e vdekjes, aktivistin...
-
I ngrirë si statujë, shikoni momentin kur presidenti Joe Biden qëndron pa lëvizur disa sekonda gjatë një eventi/PAMJE
Një moment i çuditshëm ishte ai që kaloi Joe Biden gjatë një eventi të zhvill...
-
Rama: Trimëria e Zahir Pajazitit e shokëve të tij të luftës na obligon të ruajmë lirinë e fituar me gjak
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë homazhe te statuja e ...
-
Kurti flet për raportet me Ramën pasi nuk e priti në takim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se raportet me kryeministrin e ...
-
Aksidentohen tri automjete në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Prishtinë-Fushë K...
-
Haliti: Vdeķja e Marigonës ka ardhur si pasojë lëndimeve të shumëfishta
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka vazhduar seanca e rigjykimit ndaj Dardan ...
-
Pesë gjërat që duhet t’i dini për rezultatet e zgjedhjeve të BE-së
Konservatorët e Europës janë në ekstazë. Partia Popullore Europiane (EPP) ...
-
Singapore Airlines do të paguajë të paktën 10,000 dollarë për të plagosurit në fluturimin fatal
Singapore Airlines tha sot se ka ofruar 10,000 dollarë (9,287 euro) si kompen...
-
16 vjet nga miratimi i himnit shtetëror të Kosovës
Sot shënohen 16 vjet nga miratimi i himnit shtetëror të Kosovës nga Kuvendi m...
-
Vulin nga Moska i reagon Hovenierit: S’ju njohim si ambasador
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, nga Rusia i ka reaguar amba...
-
Aksidentohen me motoçikletë dy vajza në Gjilan, përfundojnë në QKUK
Dy vajza kanë marrë lëndime si pasojë e një vetaksidenti me një motoçikletë n...