Gërvalla, BE-së: Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë tani
Autori: Gazeta inFokus
15:41 | 26 April 2022
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë tani.
Në Sofje të Bullgarisë, ku po mbahet forumi BE-Ballkan, nën drejtimin e ish-kryediplomates së Bashkimit Evropian dhe ndërmjetësueses së dialogut Kosovë- Serbi, Federika Mogherini, Gërvalla ndër të tjera tha se nuk ka asnjë pengesë sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave dhe Kosova po punon për anëtarësimin në BE.
“Kosova duhet të bëjë progres sa i përket liberalizimit të vizave dhe kjo është diçka që duhet të ndodhë tani sepse s’ka asnjë arsyetim më. Së fundmi ka pasur zgjedhje në Francë dhe shpresojmë për një përparim në këtë drejtim dhe shpresojmë që të gjithë partnerët dhe aleatët tanë në Bashkimin Evropian do të ndihmojnë për të ecur përpara, por liberalizimi i vizave nuk është qëllimi evropian i Kosovës. Synimi i Kosovës është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian dhe për këtë po punojmë”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.
“Përmendja e Kosovës ndryshe prej vendeve të tjera të Ballkanit për rrugën e integrimit drejt Baskimit Evropian duhet të ndryshojë sepse Kosova do të aplikojë këtë vit për kandidaturën dhe për anëtarësim. Më pas do ta shohim se sa serioz do të jetë Bashkimi Evropian në adresimin e fakteve dhe sfidave që Kosova duhet t’i përmbushë që të bëhet anëtare”.
“Bashkimi Evropian para se të jetë një projekt i suksesshëm ekonomik, është projekt i paqes dhe projekt politik. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e këtij projekti politik sepse ky projekt ka vendosur njëherë e përgjithmonë se s’ka më luftë brenda Bashkimit Evropian dhe Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e tij”, tha mes tjerash ministrja Gërvalla

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
































