Lajme

Aktakuzë kundër dy personave për fajde

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 26 April 2022

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për fajde.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria njofton se të pandehurit me iniciale R.J dhe H.D me dashje dhe me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare vazhdimisht kanë dhënë para me fajde me kamat mujore dukshëm jo proporcionale.

“Me këto veprime i pandehuri R.J akuzohet se ka kryer veprën penale në vazhdim ‘’Fajdeja’’, ndërkaq i pandehuri H.D akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale Fajde”, thuhet më tej në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera