Lajme

Mbretëria e Bashkuar publikon humbjet e ushtrisë ruse që nga fillimi luftës

Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 26 April 2022

Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace tha se afërsisht 15,000 trupa ruse kanë mbetur të vrarë në luftë.

Ai ka treguar disa detaje nga armët që do të dërgohen në Ukrainë, njëkohësisht tregoi edhe vlerësimin e ri të humbjeve.

“Ministria e Mbrojtjes vlerësoi se rreth 15,000 personel ushtarak rus ishin vrarë, ndërsa rreth 2,000 automjete të blinduara ishin shkatërruar ose kapur”, tha Wallace .

-Advertisement-

Kjo përfshin të paktën 530 tanke, 530 transportues të blinduar të personelit dhe 560 automjete luftarake të këmbësorisë.

Wallace shtoi se Rusia kishte humbur më shumë se 60 helikopterë dhe avionë luftarakë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera