Horoskopi 23 Prill, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 23 April 2022
Dashi
Lëreni mënjanë humorin e keq të ditëve të kaluara! Tashmë ka ardhur momenti që të shikoni përpara dhe të prisni mundësitë që do ju ofrohen. Megjithatë duhet të mbani parasysh se për të pasur rezultate të mira, nuk mjafton mbështetja e yjeve, por duhet vendosmëria juaj.
Demi
Duhet të tregoheni pak të durueshëm, pasi qysh nga dita e shtunë gjërat do të shkojnë shumë më mirë. Do të keni shumë dëshirë për të dashuruar, për të qëndruar me të tjerët dhe për të buzëqeshur. Kjo javë ju sheh një prej shenjave më të favorshme.
Binjakët
Kjo e shtunë do ju gjejë nervoz dhe aspak në humor, ndaj do të ishte mirë që të shmangnit konfliktet dhe polemikat, sidomos në punë. Nuk jeni të sigurtë për atë që doni. Në dashuri diçka ju shqetëson, ndaj mundohuni të sqaroheni, por duke shmangur konfliktet.
Gaforrja
Keni nevojë për qetësi, por duket se ankthi dhe tensioni nuk ju lënë të qetë, sidomos sa i takon çështjeve ekonomike. Duhet të tregoni më shumë kujdes për ndjenjat, të cilat po i lini pas dore për shkak të problemeve të jashtme.
Luani
Kjo e shtunë do ju gjejë të mbushur me energji pozitive, sidomos lidhur me punën dhe karrierën. Do të shihni rezultate të mira, si fryt i përkushtimit tuaj. Vetëm në dashuri do të ketë diçka që nuk shkon. Duhet të bëni qartësi dhe nëse tregoni kujdesin e duhur, do ia dilni më së miri.
Virgjëresha
Keni nevojë të jini të qetë, pasi në të kundërt nervozizmi shoqëruar me problemet fizike mund t’iu hapë probleme. Mundohuni që të shkarkoni stresin dhe të gjeni momente paqeje, duke u larguar nga njerëzit negativ. Gjërat do të zgjidhen gradualisht.
Peshorja
Në dashuri do të keni disa dyshime. Ndoshta druani se njeriu i zemrës nuk ka ndjenja shumë të sinqerta ndaj jush, ose sepse nuk iu përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Keni nevojë për qartësi për të parë se si janë gjërat. Situatat mund të zgjidhen vetvetiu, ndaj mos i sforconi gjërat.
Akrepi
Parashikohet një ditë mjaft pozitive gjatë së cilës do të ndiheni të relaksuar dhe larg stresit dhe konfliktet e ditëve të kaluara. Do të jeni të mbushur me energji dhe ky rikuperim do të ndikojë pozitivisht edhe në trupin tuaj. Përfitoni nga kjo periudhë e favorshme për të vepruar.
Shigjetari
Do të jetë një ditë mjaft pozitive ku gjërat që dukeshin se nuk ecnin do të marrin drejtim mjaft interesant. Do të përjetoni emocione të bukura, ndaj lëreni veten të lirë për të shijuar çdo moment.
Bricjapi
Do të jeni disi të tensionuar, sidomos në dashuri. Nëse raporti në çift është në krizë, mund të analizoni situatën me shumë kujdes në mënyrë që të shmangni polemikat. Bëni qartësi me veten tuaj, merrni vendimin që ju përshtatet, pa u bërë pishman. Kjo pasi situata tërhiq e mos lësho, ju ka lodhur.
Ujori
Ndikimi tranzit i Uranit, nuk do të jetë shumë pozitiv. Ndonëse shenja jua është
revolucionare, të gjitha të rejat që do të vijnë, do ju turbullojnë. Mundohuni që të
merrni më të mirën nga çdo gjë, pasi do të ketë shumë gjëra pozitive. Do të hasni edhe probleme ekonomike, të cilat kërkojnë zgjidhje. Duhet të jeni të matur edhe me shpenzimet.
Peshqit
Dita nuk do të jetë në ritmin e duhur, por përmirësimi do të nisë qysh nga e enjtja, ndaj mos u shqetësoni shumë. Mundohuni vetëm që të pushoni pak më shumë. Parashikohen zhvillime dhe projekte të reja të cilat premtojnë rezultate të favorshme. Mos i braktisni ëndrrat, pasi shumë shpejtë mund ti ktheni në realitet.
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...