Ambasadori gjerman Jörn Rohde i impresiunuar me fabrikën Comodita
Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 22 April 2022
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka vizituar sot fabrikën e dyshekëve dhe shpuzës Comodita, ku është pritur nga themeluesi Shkelqim Devolli me bashkëpunëtorë.
Ambasadori gjerman ka parë nga afër procesin në të gjitha linjat e prodhimit, transportin si dhe ka vizituar pjesët ku shtrihet administrata brenda fabrikës.
Diplomati Rohde është shfaqur jashtëzakonisht i impresionuar me volumin e punës që bëhet në këtë fabrikë dhe arritjeve të saj duke theksuar:
“Jam jashtëzakonisht i lumtur të shoh këtë punë të mrekullueshme që bëhet në Comodita dhe arritjet e një standardi të këtyre përmasave. Unë shpresoj që bashkëpunimi me tregun gjerman do të rritet edhe më shumë”
Ambasadori Rohde u njoftua nga z. Devolli dhe menaxhmenti i kësaj kompanie për cilësinë e punës, teknologjinë, llojshmërinë e prodhimit të produkteve , kapacitetet e mëdha që kjo fabrikë përfaqëson.
Të dy palët u dakorduan për mundësitë e bashkëpunimit në vazhdimësi.
E tregu gjerman tashmë veçse është i njohur për drejtuesit e kësaj kompanie. Devolli Corporation ka hapur në Gjermani, Prince Coffe Shop, dhe së shpejti pritet të depërtoj në tregun gjerman
edhe me produktet e gjumit Comodita, përkatësisht me shitjet online.
Kjo ishte vizita e dytë në hapësirat e Comodites nga akterë europian gjatë kësaj jave, pas vizitës nga delegacioni Austriak që u prit ditë më parë.
Të tjera
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur
Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vet...
-
Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur Ishujt Bonin të Japonisë të shtunën, n...