Musliu: Nuk e di nga çfarë po frikësohet VV-ja që ta themelojë komisionin hetimor
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/04/ganimete-musliu-850x434-1-768x3921-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
19:10 | 19 April 2022
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke u frikësuar nga votimi pro themelimit të Komisionit parlamentar për hetimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Ajo ka theksuar se do të zbardhen të gjitha shkeljet ligjore për të cilat pretendon se janë bërë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Ndodhi ajo që nuk pritej, për herë të patë mohohet e drejta për themelimin e një Komisioni hetimor parlamentar. Nuk e di nga çka po frikësohen, kjo është e pafalshme do t’u kushtojë politikisht. Ky është një veprim i papritur dhe antikushtetues, nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kosovës që të pengohen 40 nënshkrimet për ta themeluar një komision hetimore për çka do qoftë ai”.
“Po të isha kryeministri Albin Kurti, do të bëja ftesë që ai Komision të themelohet dhe të zbardhen të gjitha shkeljet që kanë ndodhur më energjinë elektrike në Kosovë. Nëse vazhdon pushteti t’i ik përgjegjësisë dhe ta shtyjë themelimin, e konsideroj se aty ka diçka për të fshehur, nuk do të ndalemi derisa ta realizojmë themelimin e Komisionit”, ka thënë Musliu në KlanKosova.
Tutje, ka shtuar se PDK-ja do të shkojë deri në fund që sipas saj të bëhet e qartë se çfarë ka ndodhur me procesin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/IMG_4130-600x360-1.jpeg)
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot tipik dimëror, me vranësira, erëra të fto...
-
Presidentja Osmani pranon letër urimi për Pavarësi edhe nga homologu italian
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Italisë, Sergi...
-
E ofendoi Albin Kurtin, Andin Lokaj largohet nga Artmotion
Komentatori i njohur kosovar, Andin Lokaj është larguar nga Artmotion. Bor...
-
Reagon dosti i Xhafer Tahirit të LDK-së, i dyshuari për manipulim të votave, duke u munduar të shfajësohet, deklarohet i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë
Pas raportimeve për manipulim të votave në Vushtrri dhe fillimit të hetimeve ...
-
Presidenti Steinmeier uron për pavarësi: Ne dëshirojmë që Kosova të bëhet anëtare e BE-së
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një urim për 17 ...
-
Muharremi parashikon garë të re politike: Tri partitë kryesore drejt përplasjes në zonën 25%
Sipas opinionistit Shenoll Muharremi, skena politike në Kosovë po hyn në një ...
-
Këta janë kandidatët e LDK’së më të votuar në Lipjan
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arriti t’i marrë 8251 vota apo 27,94 për q...
-
Kush mori më shumë e kush më pak vota në PDK, dalin rezultatet e fundit për të gjithë kandidatët (LISTA)
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon drejt fundi...
-
Francë, qentë gjurmojnë humbjet në rrjetet e furnizimit me ujë
Një njësi speciale me qen të stërvitur po përdoret në Francë për identifikimi...
-
Mesazhet e Macronit në letrën e urimit: Marrëveshja e Ohrit dhe Asociacioni
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar presidenten Vjosa Osmani në pr...
-
Numërohen 63 për qind e vendvotimeve, këta janë kandidatët e PDK’së për deputetë që po prijnë me vota
Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 ka...
-
Fluks në Morinë, ditën e Pavarësisë qytetarët e Kosovës e festojnë në Shqipëri
Kjo e diel ka shënuar një fluks të lëvizjes së mjeteve dhe qytetarëve në të d...