Sport

Shitja e klubit të Milanit çështje javësh

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 19 April 2022

Ambasada e Bahrein në Mbretërinë e Bashkuar ka nxjerrë në dritë negociatat që fondi Elliot po bën me kompaninë Investcorp për shitjen e klubit të Milanit.

Tani kalimi i pronësisë së klubit tek kompania në fjalë duket gjithnjë e më pranë.

Sipas njoftimit të bërë në Tëitter nga Ambasada e Bahrein pritet që shitja të kapë shifrën e 1.1 miliardë dollarë.

-Advertisement-

“Fondi i menaxhimit të aseteve me qendër në Bahrejn, Investcorp, ka nisur negociatat ekskluzive për blerjen e klubit të Serisë A italiane, AC Milan për 1,1 miliardë dollarë. Investcorp u themelua në vitin 1982, ofron një portofol të gjerë dhe global investimesh dhe menaxhon mbi 42 miliardë dollarë në asete në të gjithë globin”, shkruhej në postimin e Ambasadës.

Çdo gjë është specifikuar në detaje për kryerjen e negociatave dhe çdo gjë pritet të finalizohet në muajin maj.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy