E- kiosqet nuk janë duke funksionuar në Prishtinë dhe në komunat e tjera
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/04/604350-m45oOrec1b-780x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
08:24 | 19 April 2022
Që nga muaji shkurt E- kiosqet nuk janë duke funksionuar në Prishtinë dhe në komunat e tjera përreth.
Mosfunksionimi i tyre ka ndikuar edhe në krijimin e radhëve të gjata të pritjes së qytetarëve për t’u pajisur me dokumente.
Zyrtarë të Komunës së Prishtinës, thonë se kjo po ndodh për shkak të disa ndryshimeve që janë bërë në certifikata nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Mosfunksionimi i E-kiosqeve është një problem me të cilin po përballen qe një kohë të gjatë qytetarët e Prishtinës dhe të komunave përreth.
Qytetarët ankohen për pritje të gjata nëpër sportele. Ata thanë për Radio Kosovën se pajisja me dokumente të identifikimit po u merr shumë kohë.
“Shërbimi themelor s’po punon. S’po kemi qasje në to. Po maltretohemi merr numër, prit në rend, shumë maltretim. Për të tri vajzat kam ardhur t’i marr certifikatat sepse më duhen për udhëtim, e-kiosku s’po punon e tash duhet të hy të pres në rend për m’u pajisë me to. E-kiosqet kanë qenë shumë praktike, sepse edhe mbas orarit të punës mund të kryenim punë. Tash që s’punojnë shumë keq”, tha njëri nga qytetarët.
Bersant Beka, drejtor i Administratës në Komunën e Prishtinës, tha se E-kiosqet nuk janë duke funksionuar që nga muaji shkurt. Sipas tij, kjo po ndodh për shkak të disa ndryshimeve që janë duke u bërë në certifikata nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Që nga data 25 shkurt e këtij viti E-kisoqët nuk janë në funksion. I kemi kontrolluar dhe kemi shfrytëzuar të gjitha funksionet por kemi dalë pa sukses, pasi që Ministria e Punëve të Brendshme i ka ndaluar dhe për këtë arsye janë jashtë funksionit”, tha ai.
Lidhur me mosfunksionimi i E-kiosqeve, Radio Kosova ka tentuar të kontaktojë edhe me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por ata nuk janë përgjigjur.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/08/Rakinice-Skenderaj.jpg)
Të tjera
-
Në prag të Ditës së Pavarësisë, 5000 fëmijë vizituan Kuvendin e Kosovës
Në prag të Festës së Pavarësisë, pesë mijë fëmijë vizituan Kuvendin e Kosovës...
-
Nga 1 marsi s’ka më provim praktik për kosovarët që duan ta konvertojnë patentë shoferin në Austri
Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar se nga data 1 mars, kosovarët që dua...
-
Deri më tash në Prishtinë janë numëruar rreth 40 kuti me vota për deputetë
Nga 258 kuti të votimit të rregullta, shtatë me kusht dhe 11 nga ekipe mobile...
-
Kurti takoi Deutchin në Mynih, foli për bashkëpunim me Komitetin Amerikano-Hebraik
Në ditën e parë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikë...
-
Zelensky thotë se Rusia mund të sụlmojë vendet e NATO-s vitin e ardhshëm
Presidenti i Ukrainës lëshoi një paralajmërim të ashpër, duke thënë se Rusi...
-
Tirana mbushet me zemra për Shën Valentin
Dita e të dashuruarve gjeti Tiranën të mbushur me zemra. Nga fotot e publi...
-
Gjatë muajit janar, Prokuroria Themelore në Gjilan ngriti 11 aktakuza për dhụnë në familje
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit janar të këtij viti, ka pranuar ...
-
Dyshohet se e dhụnoi një 11 vjeçare në një toalet publik në Ferizaj, një muaj paraburgim për F.I.
Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pand...
-
Plagosja e dy personave në Prizren, policia e shpall në kërkim të dyshuarin Veton Hoxhën
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Veton Hoxhës, ...
-
“Qyteti ka sherif të ri”, thotë Vance për Trump në Mynih, europianëve u thotë “të mos kenë frikë”
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, në Konferencën e Munich-ut, duke iu re...
-
Moscow Times: Rusia ka shitur 70% të rezervave të arit nga Fondi Kombëtar deri në vitin 2023
Qeveria ruse ka organizuar një shitje të madhe ari nga Fondi Kombëtar i Pasur...
-
Sefaj i sfidon veteranët që po e kritikojnë vendimin e OVL-UÇK-së: Ku keni qenë kur Murati na quajti mercenarë?
Invalidi i luftës së UÇK-së, Ali Sefaj, ka reaguar ndaj veteranëve të UÇK-së,...