Mbyllet një Call Center në Durrës, dhjetëra punonjës që mbetën pa punë dalin në protestë
Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 18 April 2022
Dhjetëra punonjës të një kompanie thirrjesh telefonike (Call center) për qëllime tregtare, kanë protestuar sot kundër mbylljes së degës në Durrës.
Punonjësit janë njoftuar nga punëdhënësi se dega e Durrësit do të mbyllet dhe se ata duhet të transferohen në Tiranë nëse duan të vazhdojnë punën. Të indinjuar nga kjo situatë që ka vënë në diskutim të ardhurat mujore me të cilët këta punonjës mbajnë familjet e tyre, protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për këtë pushim kolektiv nga puna që thyen kontratën e lidhur me punëdhënësin dhe shkel të drejtat e tyre.
“Punonjësit kërkojnë të punojnë nga shtëpia. Janë 70 persona, 70 familjarë. Kompania do t’i heqë nga puna. Kompania u ka thënë të transferohen në Tiranë, me të njëjtën rrogë dhe t’i mbulojnë vetë shpenzimet”, thotë një punonjës.
“E njëjta gjë na ka ndodhur një vit më parë. Një kompani tjetër bëri të njëjtën lojë dhe na transferoi te kompania ku jemi aktualisht. Kur firmosëm, na garantuan që puna do të ketë vazhdimësi dhe nuk do të kemi probleme. Akoma pa mbyllur vitin, na thërrasin të gjithëve më vete në zyrë dhe na thonë që kompania nuk ka mundësi më të na japë punë, kështu që ikni në vende të tjera”, shprehet një tjetër punonjëse.
Transferimi në Tiranë, sipas tyre, është i papranueshëm pasi kostot e shumta kohore dhe financiare që sjell duhet të mbulohen me të njëjtën pagë që është më e ulët se ajo e operatorëve të Tiranës.
Këta punonjës kanë lidhur kontratë me afat të pacaktuar 11 muaj më parë me kompaninë, por ende pa u mbushur një vit ata rrezikojnë të dalin në rrugë./TCh
Të tjera
-
Trump refuzon të dalë sërish në debat me Harris
Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të mar...
-
Kosova ende nuk e ka bërë të obligueshëm detyrimin ushtarak
Shumë vende në Ballkanin Perëndimor e kanë rikthyer shërbimin e detyrueshëm u...
-
Më 23 shtator protesta e radhës në Preshevë kundër diskriminimit nga Serbia
Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të protestojnë përsëri kundër diskrimini...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
Osmani për kërcëniṁet e Vuçiqit: Do të përballet me institucionet e Kosovës, nuk ka kthim mbrapa
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për kërcënimet e presidentit serb...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Reshjet e shiut mund të fillojnë sonte gjatë natës në Shqipëri dhe Dukagjin d...
-
Deputeti i VV-së: Aktakuza kundër Radoiçiqit u vonua shumë, kjo na dëmtoi në dialog
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritkuar Prokurorinë duke thënë se aktak...
-
Lekaj: Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Leka...
-
Shqiptarët protestojnë më 23 shtator në Preshevë, Sinani: Marshojmë për barazi dhe drejtësi
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e...
-
“Mshele gojën, unë po flas”, ”S’je kurrkush me më ofendu”- përplasje në emision për religjionin
Historiani Azdren Shala, ka thënë se në vitin 2011, disa hoxhallarë kanë bërë...
-
ShBA’ja mirëpret ngritjen e aktakuzës për Banjskën, vlerëson punën e Prokurorisë dhe Policisë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerëson punën e Prokurorisë Spe...
-
Gjini: Serbia kurrë s’ka desht me ba asociacionin, po e kanë gjetë një njeri n’Kosovë…
Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini thotë se Serbia asnjëherë nuk ka desht të ...