Katër komunat në Kosovë ku të miturit më së shumti përdorin substanca narkotike
Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 17 April 2022
Ismet Koca, toger në Policinë e Kosovës, ka deklaruar se qasja në lëndët narkotike është shqetësuese në nivel të vendit.
Ai tha se Prishtina, Prizreni, Peja dhe Mitrovica janë komunat ku ka më së shumti të mitur që abuzojnë me substanca narkotike.
“Përgjithësisht mund të them se qasjen me narkotikë e kemi shqetësues në nivel vendi, duke pasur parasysh edhe numrin e madh të popullatës në qendrat e mëdha. Kryesisht mund t’i cek pas Prishtinës, meqenëse është kryeqendër, edhe disa prej qendrave, siç është: Prizreni, Peja apo Mitrovica. Këto janë ndoshta disa prej qendrave të cilat janë më të frekuentuara nga personat të cilët abuzojnë me substanca narkotike”, tha ai.
Toger Koca shtoi se në bazë të statistikave, ka raste kur të miturit kanë konsumuar substanca narkotike edhe në objektet shkollore, shkruan betimipërdrejtësi.
“Nga viti 2018 kemi gjithsej 81 raste të cilat kanë ndodhur. Një numër i tyre brenda objektit të shkollës, disa në oborre apo hapësira të shkollës edhe raste që kanë ndodhë jashtë perimetrit të shkollës. D.m.th. nëse flasim për këtë vit, gjithsej kemi 81 raste. Ndërsa, tutje në vitin 2019, gjithsej kemi 47 raste të cilat kanë ndodhur, prej tyre 7 raste të cilat kanë ndodhur brenda objektit të shkollës, pastaj 28 raste në afërsi të shkollave d.m.th rreth, në oborr apo në afërsi të tjera të shkollës dhe 12 raste të cilat kanë ndodhur jashtë oborrit të shkollave në perimetër 350 metra në rrethinë të shkollës. Për vitin 2020 kemi të raportuara 21 raste”.
Prej tyre 2 raste janë në objektin e shkollës brenda, pastaj kemi 12 raste në hapësirat e shkollave, edhe 7 raste me perimetrin 350 metra jashtë shkollave. Në vitin 2021 kemi gjithsej 20 raste të ndodhura apo të raportuara. Prej tyre 7 janë në objekte shkollore, 10 prej tyre në hapësira dhe 3 jashtë shkolle me perimetër 350 metra. Ndërsa në vitin 2022, deri në këtë kohë që jemi tani, kemi të raportuar gjithsej 13 raste, dy prej tyre janë brenda objektit të shkollës, ndërsa 7 raste janë në oborre apo objekte të shkollës edhe 4 raste në periferi të shkollave, d.m.th. në perimetrin prej 350 metra”, u shpreh Koca.
Të tjera
-
Më 23 shtator protesta e radhës në Preshevë kundër diskriminimit nga Serbia
Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të protestojnë përsëri kundër diskrimini...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
Osmani për kërcëniṁet e Vuçiqit: Do të përballet me institucionet e Kosovës, nuk ka kthim mbrapa
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për kërcënimet e presidentit serb...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Reshjet e shiut mund të fillojnë sonte gjatë natës në Shqipëri dhe Dukagjin d...
-
Deputeti i VV-së: Aktakuza kundër Radoiçiqit u vonua shumë, kjo na dëmtoi në dialog
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritkuar Prokurorinë duke thënë se aktak...
-
Lekaj: Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Leka...
-
Shqiptarët protestojnë më 23 shtator në Preshevë, Sinani: Marshojmë për barazi dhe drejtësi
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e...
-
“Mshele gojën, unë po flas”, ”S’je kurrkush me më ofendu”- përplasje në emision për religjionin
Historiani Azdren Shala, ka thënë se në vitin 2011, disa hoxhallarë kanë bërë...
-
ShBA’ja mirëpret ngritjen e aktakuzës për Banjskën, vlerëson punën e Prokurorisë dhe Policisë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerëson punën e Prokurorisë Spe...
-
Gjini: Serbia kurrë s’ka desht me ba asociacionin, po e kanë gjetë një njeri n’Kosovë…
Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini thotë se Serbia asnjëherë nuk ka desht të ...
-
E ekzagjeron Brnabiq, akuzon Kurtin se dëshiron të nis luftë me Serbinë: Situata në Kosovë është më e rënda deri tani
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se situata në Kosovë ësht...
-
Ky është personi që e bleu patentë shoferin e falsifikuar për 400 euro, përfundon në ndalim
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë në Gjilan...