Ekskluzive: KFOR në një përgjigje për Infokus jep sqarime për sulmin në veri
Autori: Infokus 16:11 | 15 April 2022
Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO në Kosovë ka dënuar ashpër sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit.
Në një përgjigje për Gazetën Infokus, nga KFOR-i kanë thënë se dënojnë ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe se janë të gatshëm të mbështesin Policinë e Kosovës sa herë që ka nevojë.
“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të mbështetur Policinë e Kosovës, nëse është e nevojshme dhe e kërkuar”, ka thënë për Infokus, Vincenzo Lipari, shef i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në KFOR.
Në reagimin e tyre po ashtu KFOR ka deklaruar se presin nga të dy palët që të veprojnë me përgjegjësi dhe të mos bëjnë veprime që ngrisin tensionet e ndikojnë negativisht në sigurinë e Kosovës.
“Ne presim që të gjitha palët të veprojnë me përgjegjësi dhe konstruktive, dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet, të ndikojnë negativisht në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, është deklaruar për Infokus, shef i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun.
Kujtojmë se sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se nga 13 prilli Policia e Kosovës është sulmuar katër herë në këtë pjesë të Kosovës.
“Grupe të ndryshme në katër ditë të fundit kanë realizuar 4 sulme në atë zonë. Tentim sulmi i parë ka ndodhur duke vendosur iriza metalikë, në kohën e njëjte me sulmin e sotëm me qëllim që të pamundësojnë punën e policisë së Kosovës dhe të rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e Policisë së Kosovës. Sulmi i dytë ka ndodhur me gjuajtje me gurë në veturën e policisë së Kosovës ka ndodh mbrëmë. Është gjuajtur me armë zjarri. Dhe sot drejtpërdrejtë janë goditur dy veturat të cilat transportonin zyrtarët policorë për në pikat kufitare. Ky është një ndërrim i rregullt i Policisë së Kosovës që ndodh në orën 8. Dhe dy nga ato akte sulme kanë ndodh në atë kohë. Po shihet se angazhimi serioz i institucioneve të Kosovës, që të vendos rend dhe ligj në çdo cep të Kosovë është bërë pengesë për Serbinë, për grupet e caktuara që mbështeten drejtpërdrejt nga Serbia dhe u prish planet gjithë atyre që Kosovën e kanë parë si çerdhe të krimit të tyre’’, ka thënë Sveçla.
Ndërsa sulmi ndaj policisë në veri të vendit sot është bërë me armë dhe granata dore. Ndërsa para këtyre sulmeve ministri ka deklaruar se edhe një rast tjetër policia e Kosovës është sulmuar me gurë dhe iriqë të hekurt./Gazeta Infokus/
LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në veri
Xhelal Sveçla jep detaje: Policët sulmohen në veri me granata dore e Ak-47
Të tjera
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...