Sport

Kane i rikthehet buzëqeshja me Conten, sulmuesi ndryshon mendje për të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 15 April 2022

Në merkaton e kaluar një nga emrat më të lakuar ishte edhe ai i Harry Kane. Sulmuesi i Tottenham deklaroi se mund të largohej nga Spurs duke qenë se shanset për të fituar trofe ishin të vogla.

Mirëpo, situata duket se ka ndryshuar pasi Tottenham ka kaluar trajneri Antonio Conte, i cili mesa duket i ka rikthyer dëshirën futbollistit të kombëtares së Anglisë për të qëndruar në skuadrën londineze.

Tottenham ka nisur një projekt me teknikun italian dhe nëse këtë sezon ia dalin të sigurojnë pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, atëherë mund ta përforcojnë edhe më shumë skuadrën për t’u rikthyer një ekipi konkurrues si në kohën e Pochetinos kur mbërritën deri në finale e Ligës së kampionëve.

-Advertisement-

Kështu, pas tërheqjes së Kane, Manchester United por edhe Manchester City që kishin shprehur interesin konkret për sulmuesin, tashmë duhet të mendojnë për të tjera alternativa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera