3.8 milionë gjermanë nuk kanë hyrë kurrë në internet
Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 10 April 2022
3.8 milionë gjermanë nuk kanë lundruar kurrë në World Wide Web, komunikuar me miqtë online apo shkruar një e-mail.
Edhe pse shumica e gjermanëve kanë prej kohësh një modem të instaluar në shtëpi për të pasur akses të shpejtë në internet, rreth 3.8 milionë vetë nga mosha 16 deri në 74 vjeç nuk kanë hyrë kurrë në internet.
Mospërdorimi i internetit vihet re sidomos tek të moshuarit. Kështu sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave në Wiesbaden një ndër pesë vetë në moshat 65 deri në 74 vjeç nuk kanë hyrë kurrë online.
Kurse në grupmoshën midis 55 dhe 64 vjeç, tetë përqind nuk kanë vizituar kurrë një faqe interneti. Ndërsa përqindja e të rinjve nën 55 vjeç që nuk kanë vizituar kurrë një faqe interneti apo shkarkuar diçka nga interneti është tre për qind.
Dallime të mëdha në BE
Sipas të statistikave të Eurostat mesatarja e personave që nuk kanë përdorur në BE internetin në vitin 2021 ishte tetë për qind, Megjithatë mes vendeve ka dallime të mëdha. Në Irlandë, vendet skandinave, Holandë dhe Luksemburg, përqindja e moshave 16-74 që nuk kanë përdorur kurrë internetin është më pak se pesë për qind.
Përqindjet më të larta të personave që nuk kanë përdorur internetin janë regjistruar në Greqi me 20 për qind, Bullgari me 17 për qind dhe Portugali me 16 për qind.
Më shumë se një e treta e popullsisë së botës – gjithsej 2.9 miliardë vetë – nuk ka fare akses në internet. /DW
Të tjera
-
Ndërron jetë profesori Isuf Dedushaj, epidemiologu i parë shqiptar në Kosovë
Epidemiologu i njohur, i pari nga shqiptarët e Kosovës, Isuf Dedushaj, ka vde...
-
Shenoll Muharremi: Deri tani partitë politike u dënuan me mbi 432 mijë euro për shkeljen e Kodit Etik
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pasur mjaft punë në tri javët e...
-
Walker: Albright më premtoi punë të tjera në diplomaci pas Reçakut, por s’ndodhi – ishte e çuditshme
Të shtunën, në ambientet e “Reporting House”, u zhvillua një diskutim publik ...
-
Bekteshi: Promovimi i gruas në vendimmarrje dhe fuqizimin i saj janë jo vetëm synime politike por edhe premtimi im publik para jush
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lendita B...
-
Bedri Hamza: Për t’ua lehtësuar barrën familjeve, 100 euro subvencion mujor për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video, ku nj...
-
Nga një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për planfikimin e vrạsjes në Pejë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit me nga një mua...
-
Vdẹs Horst Kohler, politikani që ishte president i Gjermanisë në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë
Ambasda e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar për vdekjen e ish-presidentit g...
-
Behrami i dërgon letër zyrës së kongresistit amerikan, Keith Self, kërkon hetim kundër Jack Smithit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ia ka dërguar një le...
-
Shahin Derivshaj: Edhe Mitrovica beson fuqishëm se me Bedri Hamzen kryeministër, Kosova do të bëhet 77 ma mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin De...
-
I anulohet suspendimi gjyqtarit që ia ndërpreu arrestin shtëpiak Enver Sekiraqës
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka revokuar vendimin me të cilin gjyqtari ...
-
Kumanovë, paraqiten si policë dhe u marrin para qytetarëve
Në buletinin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, njoftohet për dy ras...
-
Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e BE-së
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se do të vendosen tarif...