Lajme

Policia kontrollon një shtëpi në Prevallë, konfiskon një sasi të madhe armësh

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 07 April 2022

Policia e Kosovës gjatë të mërkurës ka kontrolluar një shtëpi në Prevallë ku ka konfiskuar armë dhe municion, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, dhe po cilësohet si, “IMPORTI, EKSPORT, FURNIZIM, TRANSPORTIM, PRODHIM, KËMBIM NDËRMJETËSIM OSE SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIALEVE PLASËSE” .

“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy