Rizvanolli: Dialogu me Serbinë s’është në top-listën e problemeve tona
Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 02 April 2022
Në një intervistë ekskluzive me DW ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, thotë se Kosova ka nevojë për ndihmën e Gjermanisë për të realizuar qëllimin e saj për dekarbonizim deri në vitin 2050.
Zonja ministre, ju morët pjesë këtë javë në Dialogun për Energjinë në Berlin. Ishte hera e parë që ju merrnit pjesë dhe menjëherë morët edhe një lëvdatë personale nga ministrja Baerbock. E prisnit?
Artane Rizvanolli: Ishte befasi, në fakt. Kosova ishte i vetmi shtet, të cilin ajo e përmendi në mënyrë të posaçme: Investimin në Kosovë, që ishte investimi më i madh nga paslufta në sektorin e energjisë, nga një konsorcium gjermano-izraelito kosovar, mirëseardhjen që më është shprehur mua si ministre e Kosovës dhe thirrjen që e bëri për ekspertët dhe investitorët që ishin aty në sallë nga mbi 50 vende të botës që të ndihmonin Kosovën në tranzicionin e saj energjetik dhe në fushën e sigurisë. Ishte me të vërtetë kënaqësi dhe nder, që Kosova ishte në fokus kryesor, të themi, në fjalimin e ministres Baerbock.
Bota aktualisht po përballet me një krizë energjetike. Sa e prekur është Kosova prej saj dhe sa e përgatitur për ta përballuar?
Ne kemi një fat në fatkeqësi, që nuk e përdorim gazin. Nga ana tjetër, si shtet përballemi me këtë krizë të paprecedentë në një kohë, kur për 40 vite nuk kemi pasur investime serioze në sektorin e energjisë. Për sigurinë tone të furnizimit ne duhet të bazohemi në termocentrale 40 dhe 60 vite të vjetra, të cilat sigurisht në çdo moment mund të kenë prishje të paparashikuara, të cilat na kushtojnë shumë.
Dhe kjo nuk është një gjë që mund të rregullohet brenda natës. Mirëpo ajo çfarë është me rëndësi është që ne e kemi një vizion të qartë për atë ku do të shkojmë. Për herë të parë strategjia jonë e energjisë synon dekarbonizimin deri në vitin 2050, në linjë me agjendën e gjelbër evropiane dhe për herë të parë ne marrim parasysh edhe ndikimin e taksës së karbonit në implikimin në tregun evropian dhe implikimet që ai do t’i ketë për sektorin energjetik të Kosovës. Synojmë të jemi ambiciozë, përsa i përket burimeve të ripërtërishme të energjisë, fushë për të cilën edhe shteti gjerman ka shumë interesim të na ndihmojë.
Çfarë ndihme prisni ju nga shteti gjerman?
Ne kemi nevojë si për invesetime, si për ekspertizë dhe kjo ishte edhe ajo që ministrja Baerbock e shprehu në fjalimin e saj hyrës. Gjithashtu në fushën e energjisë kemi nevojë për përkrahje teknike dhe përkrahje financiare. Gjermania ka qenë kyç në tranzicionin energjetik. Projektet kryesore që i kemi, duke filluar më herët në Parkun Selac, të cilën zonja Baerbock bashkë me kryeministrin Kurti inaguruan para një muaji, kemi projektin e sapofilluar me qeverinë gjermane dhe bankën gjermane KFW për ngrohje qendrore solare në qytetin e Prishtinës, i cili do të bëjë gjenerimin e energjisë për ngrohje nga energjia solare, mirëpo edhe zgjerimin e rrjetit, duke pasur kështu 12 mijë familje përfituese nga ky projekt. Gjithashtu po afër lokacionit të këtij projekti, në tokën që është në pronësi të KEK-ut, do të ndërtohet parku i parë solar në Kosovë. Kështu, që brenda dy ose tri-katër vitesh, ne do të kemi projektet e para në pronësi publike nga burime të ripërtërishme të energjisë. Dhe besoj që do të arrijmë ta plotësojmë dëshriën e zonjës Baerbock, që në vizitën e saj të ardhshme të inagurojmë një investim të përbashkët kosovaro-gjerman.
Cili është përfitimi ekonomik që mund të ketë Kosova nga dialogu, pra, nga normalizimi sa më i shpejtë i marrëdhënieve me Serbinë.
Sigurisht që ka aspekte që mund ta lehtësojnë jetën tonë, por dialogu me Serbinë nuk është në top-listën e problemeve tona, ose më saktë zgjidhjeve tona. Sigurisht që kemi problemin e energjisë në veri, të cilin e kemi tash e 23 vjet, e për të cilin jemi duke punuar. Presim rezultatet e dialogut në këtë aspekt. Ne si shtet i Kosovës kemi bërë maksimumin. Shfrytëzoj rastin të falenderoj edhe Rregullatorin e Energjisë si edhe disa ekspertë nga Kosova dhe diaspora, të cilët i kemi konsultuar gjatë këtyre negociatave, të cilët kanë qenë shumë këmbëngulës në ruajtjen e interesit të shtetit të Kosovës në mënyrë shumë konstruktive, gjë që është njohur edhe nga ana e BE-së dhe tani presim të shohim edhe sesi do të zhvillohet më tej.
Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përurimit të parkut të erës, në fillim të marsti 2022 në Bajgorë.
Në panelin ku morët pjesë ju në Dalogun për transformimin energjetik. ju folët për poliitikat gjinore. Cila është lidhja mes politikës feministe apo gjinore (gender) dhe ekonomisë energjetike?
Në fakt është një temë e re në të cilën, jo vetëm ne, si Kosovë, por edhe shtetet e tjera në mbarë globin kanë filluar të vetëdijësohen kohët e fundit. Për shembull, një aspekt, është që grate janë konsumatoret kryesore të energjisë dhe disproporcionalisht e mbajnë barrën e punëve të shtëpisë. Dhe ato marrin shumë vendime në mënyrën e konsumit të energjisë. Por janë të nënpërfaqësuara në sektorin e energjisë. Në Kosovë kemi përfaqësim të grave sa gjysma e mesatares globale. Dhe kjo është diçka, të cilën synojmë ta ndryshojmë dhe me të cilën po merremi vitet e fundit./DW
Të tjera
-
Biserko: Vuçiq nuk e zbaton marrëveshjen e Brukselit, po pret ardhjen në pushtet të Trumpit
...
-
Kurti: Bashkatdhetarët nga e hëna mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe këtë...
-
Zhduken dy vajza, njëra në Vushtrri tjetra në Prizren
Dy vajza janë zhdukur, njëra në Vushtrri e tjetra në Prizren. Një grua në Vu...
-
Zhvillimet e fundit në vend, Osmani u takua me ambasadorin francez Guérot
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Rep...
-
Maqedonci: Ushtria e Kosovës po ndërtohet si një forcë kompatibile me NATO-n
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me një varg akti...
-
Qeveria: Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e rregullt, ku ka marrë disa vendi...
-
Pagesë mbi 8 mijë euro si pagë mujore, e një ‘minierë’ keqpërdorimesh tjera evidentohen nga Auditori në “Trepçën” në prag të falimentimit
Minatorët në minierën e Trepçës në Stan Tërg ndërprenë punën para disa ditësh...
-
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe dy persona të tjerë, n...
-
Nagavci: Në Podujevë do të ndërtohet Qendra e Kompetencës
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim B...
-
FSK përfundon ushtrimin fushor “Steel Wolf”
Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së ka realizuar...
-
Hill për dështimin e takimit Kurti-Vuçiq: Jemi të dekurajuar
Në një intervistë dhënë së fundi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Ameri...
-
BE-ja sanksionon financuesit e Hamasit
Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa të udhëtimit për d...