Sa janë të interesuar qytetarët për të marrë dozën e tretë të vaksinës?
Autori: Elvira Haxhiu 11:08 | 30 March 2022
Të martën u bënë një vit që kur procesi i vaksinimit ka filluar në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Filimisht Kosova kishte pranuar 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Por, sa ka qenë interesimi i qytetarëve për të marrë dozën e tretë?
Në një përgjigje për Gazetën Infokus nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se për të marrë dozën e tretë të vaksinës më të interesuar janë moshat më të shtyra.
Mirëpo, sipas tyre nuk ka interesim aq sa duhej të kishte.
Sipas ministrisë deri më tash 100 mijë persona kanë marrë dozën e tretë.
“Deri tani rreth 100,000 persona kanë marrë dozën e tretë dhe MSH u rekomandon personave mbi 18 vjeç, që kanë marrë dy doza, që ta marrin edhe të tretën, sepse me kalimin e kohës, imuniteti i fituar nga dozat paraprake vjen duke rënë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Në vitin 2022 interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar është më i vogël në krahasim më vitin e kaluar, e që sipas MSH një gjë e tillë po ndodh për shkak të situatës më të qetë epidemiologjike.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në mënyrë që të shtohet interesimi i qytetarëve për të marrë dozën e tretë, është duke u punuar me fokus grupe ku ka më pak të vaksinuar.
“Këtyre ditëve është duke u punuar me fokus grupe ku ka më pak të vaksinuar, përmes vizitave e sesioneve informuese dhe prodhimit edhe të produkteve që dërgojnë mesazhe tek ata qe nuk janë vaksinuar që ta bëjnë këtë me qëllim të mbrojtjes”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Infokusin.
Të martën me rastin e njëvjetorit të fillimit ta vaksinimit në vend, përmes një njoftimi MSH ka bërë të ditur se edhe pse Kosova ka filluar procesin e fundit ajo ka shkallë më të lartë ta vaksinimit se shtete e rajonit.
“Me mbi 1.820.000 doza të administruara, vaksinimi te popullata mbi 18 vjeçe në Kosovë ka arritur në 70% me një dozë dhe 63.4% me dy doza. Te popullata mbi 12 vjeçe, janë vaksinuar 62.7% me një dozë dhe 57.1% me dy doza. Sfidë mbetet vaksinimi me dozën e tretë, ku vetëm rreth 7% e popullatës mbi 12 vjeçe e kanë marrë atë”, njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Tre të vdẹkur brenda 24 orëve në Kosovë
Tre persona janë raportuar të vdekur brenda 24 orëve në raportin e policisë. ...
-
Rrjedhja e dokumenteve zbulon fushatën dezinformuese të Rusisë/ Skema si Moska synonte të njolloste Ukrainën dhe qeveritë perëndimore që e mbështesin
Një sasi e madhe e të dhënave që rrodhën nga një fushatë dezinformuese e Rusi...
-
Paketa të dyshimta iu dërguan zyrtarëve zgjedhorë në të gjithë Amerikën
FBI-ja dhe Departamenti Amerikan i Postës po hetojnë paketat e dyshimta të ma...
-
Krasniqi: Kurti propagandën e ka mjeshtri, veriu është instrumentalizuar për qëllime elektorale
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, pa takim të përbashkët në Bruksel – çfarë tha Lajçak e Bislimi?
Të martën në Bruksel, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u takua me Përfaqës...
-
Estonezja Kallas do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi, sllovenja Kos në krye të Komisionit për Zgjerim
Estonezja Kallas do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi, sllovenja Kos në krye ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...
-
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Disa nga ngjarjet e paraljmëruara për sot. Vazhdon procesi gjyqësor në ras...
-
BERZH sot nis linjën e re të kredisë për bankat vendase
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sot nis linjën e re të kre...
-
Cani: Nëse s’plotësohen kërkesat e Gjermanisë e Francës, mund të ketë edhe sanksione të tjera
Cani: Nëse s’plotësohen kërkesat e Gjermanisë e Francës, mund të ketë edhe sa...
-
Moti sot i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot do të mbajë mo...
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...