Gërvalla thotë se Kosova është në rrezik nga Rusia e Serbia nëse s’njihet nga e gjithë BE-ja
Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 29 March 2022
Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Shwarz, në një intervistë për “Newsweek” ka folur për synimet e Kosovës për anëtarësim të përshpejtuar në Bashkim Evropian dhe NATO.
Gërvalla ka thënë se Kosova ka rritur përpjekjet për një synim të tillë dhe thotë se e njëjta punë po bëhet edhe për të bindur pesëshen jonjohese të BE-së për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
“Ne po rrisim përpjekjet tona për të përshpejtuar anëtarësimin tonë në BE dhe NATO, por në të njëjtën kohë për të bindur pesë partnerët e mbetur të BE-së që të ndjekin shumicën dërrmuese brenda BE-së dhe t’i japin fund shpejt pasigurisë në Evropën Juglindore duke njohur kufijtë e vendit tonë”, ka thënë Gervalla-Schwarz.
Kryediplomatja kosovare ka theksuar se një gjë e tillë do të ishte një sinjal i fortë për Vuçiqin dhe Vladimir Putinin, duke mos ngurruar që këtë të fundit ta përshkruaj edhe si kriminel lufte, shkruan Newsweek, transmeton Gazeta Express
Gërvalla tutje ka shtuar se për sa kohë Vuçiq dhe Putin mund të llogarisin në faktin se BE-ja është e ndarë sa i përket kësaj çështje, atëherë çdo kufi i kontestuar në Evropë rrezikon jo vetëm të provokohet por edhe përballet me luftë.
“Për sa kohë që Vuçiç dhe Putin mund të llogarisin në faktin se BE-ja mbetet e ndarë dhe nuk e mbyll atë kapitull, çdo kufi i kontestuar në Evropë do të vazhdojë të përbëjë rrezik jo vetëm të provokimit, por për më tepër të veprimeve të dhunshme dhe madje edhe të luftës”, ka thënë Gërvalla.
“Njerëzit tanë janë me të vërtetë evropianë dhe ne besojmë sinqerisht se BE-ja është përgjigja historike për t’i dhënë fund luftërave në kontinentin tonë, siç e ka dëshmuar me Gjermaninë dhe Francën dhe shumë shembuj të tjerë historikë.”, ka thënë në fund Gërvalla./GazetaExpress/
Të tjera
-
Cani: Nëse s’plotësohen kërkesat e Gjermanisë e Francës, mund të ketë edhe sanksione të tjera
Cani: Nëse s’plotësohen kërkesat e Gjermanisë e Francës, mund të ketë edhe sa...
-
Moti sot i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot do të mbajë mo...
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...