Lajme

Gjermania bën plane për një sistem antiraketor, Scholz: Duhet të përgatitemi

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 28 March 2022

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz tha se qeveria e tij po e shqyrton ngritjen e një sistemi antiraketor për të gjithë vendin. Sistemi i mbrojtjes raketore të Gjermanisë do të bazohet në modelin izraelit.

“Mburoja e predhave është sigurisht një nga temat që po i diskutojmë me arsye të qartë. Të gjithë duhet të përgatitemi për faktin se kemi një fqinj që aktualisht është gati ta përdorë forcën për t’i ndjekur interesat e tij”, tha kancelari gjerman për televizionin ARD .

Scholz tha se plani nuk është përfundimtar dhe se nuk mund të japë më shumë detaje rreth tij. Menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt, kancelari gjerman njoftoi një fond special prej 100 miliardë eurosh për ta forcuar ushtrinë gjermane.

-Advertisement-

Bild shkruan se kancelari gjerman ka diskutuar të mërkurën për përdorimin e fondit me Eberhard Zorn, inspektorin e përgjithshëm të Bundeswehr-it dhe ministren e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

Më herët Bild raportoi se Gjermania po mendon ta blejë sistemin izraelit Arrow 3. Është një sistem që kushton dy miliardë euro, shkruan gazeta gjermane. Aftësia e sistemit Arrow është të shkatërrojë raketa balistike me rreze të gjatë veprimi, por edhe të operojë në lartësi të tilla si stratosfera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera