Rozë

“Më kanë shpallur të vdekur katër herë brenda 3 muajve”, reagon Sabri Fejzullahu: Jam gjallë e shëndoshë e mirë

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 25 March 2022

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu ka reaguar për lajmin e hidhur që ka qarkulluar në media ku thuhet se ka ndërruar jetë.

Fejzullahu thotë se është shëndoshë e mirë dhe se po vazhdon punën pa u ndalur.

“Përshëndetje, të gjithëve juve që e dëgjoni këngën time kudo që jeni shqiptarë të nderuar që ju dua fort, ju çmoj dhe ju respektoj. Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet në portale se kam vdekur.

-Advertisement-

Unë jam gjallë e shëndoshë e mirë punoj kurrë pa u ndal hiç, ju dua me gjithë zemër dhe vetëm ai i madhi vendos se kur do të vdes unë. Faleminderit shumë. Ju dua me shpirt, ju përshëndes”, u shpreh ai.

Pavarësisht se është 74 vjec, Sabri Fejzullahu vijon të jetë në formë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera