Albin Kurti sot feston ditëlindjen, mbush 47 vjet
Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 24 March 2022
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot e feston ditëlindjen e tij të 47-të.
Ai ka lindur më 24 mars të vitit 1975.
Ditëlindja e tij lidhet edhe me një ngjarje historike të Kosovës, ditën kur nisën edhe bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe.
Kurti ka një aktivitet të pasur sa i përket rezistencës kundër okupatorit serb.
Ai iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme, për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.
Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi.
Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë.
U arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999.
Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Albin Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe.
Për shkak të presionit ndërkombëtar, ai u lirua më 7 dhjetor 2001.
Më 23 prill 2003, Albin Kurti diplomoi në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë.
Në qershor 2005, bashkë me aktivistë të tjerë të Rrjetit të Aksionit për Kosovën (Kosova Action Network) e avancuan atë në subjektin Lëvizja Vetëvendosje.
Albin Kurti ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tre mandate me radhë.
Kurti gjithashtu ka qenë edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitet 2011-2014.
Në tri palë zgjedhjet e njëpasnjëshme parlamentare në Kosovë, më 2017, 2019 dhe 2021, Kurti ka qenë kandidati i partisë për kryeministër. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe 2019, Kurti dhe partia e tij fitoi numrin më të madh të votave.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Vetëvendosje fitoi 50.28 për qind të votës popullore, e që është rezultati më i mirë që një parti e ka arritur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Albin Kurti ka publikuar mbi 550 artikuj, dhe është ftuar të prezantojë në universitete të ndryshme të njohura brenda dhe jashtë vendit.
Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbo-kroate.
Ai është i martuar me Rita Augestad Knudsen dhe kanë një vajzë, Lean.
Të tjera
-
Zyrtari i lartë i NATO-s takoi ndaras në Bruksel Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin
Zyrtari i NATO-s Thomas Goffus ka pasur takime të ndara bashkë në prani të nj...
-
“NISMA çdo ditë e më shumë po kthehet në shpresë për kosovarët” – Fatmir Limaj në drekë me kryesinë e partisë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ndarë disa fotografi nga ...
-
Ripërsëritë NATO: Adresa për hapjen e Urës së Ibrit është në dialog
Në takimin e sotëm në Bruksel që u mbajt mes kryenegociatorit të Kosovës, Bes...
-
Kryeministri Kurti në takim lamtumirës me shefin e OSBE-së në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takim lamtumirës sh...
-
VV-ja citon Barometrin Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë
Lëvizja Vetëvendosje duke cituar Barometrin Ballkanik të vitit 2024 të Këshil...
-
“Mbështetja jonë për Kosovën, e çeliktë dhe nuk ndryshon” – Ambasadori Hovenier ‘sqaron’ edhe njëherë pozicionin e SHBA-së për Kosovën
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur në 25 vj...
-
1 muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurit K.H për shkak të dy veprave penale për tẹrrorizëm
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i është caktuar masa e arrestit...
-
Bislimi: Sot e kuptuam nga Lajçak se letra e Bërnabiq nuk është tërhequr
Ka dështuar edhe një tentim i organizimit të takimit të përbashkët mes Kosovë...
-
Lajcak: Më vjen keq që dështoi takimi trepalësh e që s’i diskutuam çështjet më urgjente
Emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, është lajmëruar në rrjetin social “...
-
Serbia e kërkon në Bruksel lëvizjen e kufijve të Mitrovicës së Veriut si kusht për hapjen e Urës
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq tha se në B...
-
Presidentja Osmani nuk i beson Vuçiqit i cili kërkoi kthimin e serbëve në polici dhe gjyqësi: Retorikë për ta tërhequr vëmendjen
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuç...
-
Ky është personi që kërkohet për një vjedhje grabitqare, Policia kërkon ndihmë për kapjen e tij
Policia e ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet për vjedhje grab...