Ekonomi

INDEP nisë promovimin e burimeve te riperteritshme permes infografikave te gjelberta

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 21 March 2022

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka nisur publikimin e edicionit të gjelbër të infografikave, të cilat për temë kanë promovimin e burimeve të ripërtëritshme dhe masat efiçiente të energjisë, shkruan Gazeta Infokus.

INDEP përmes një njoftimi ka thënë se burimet e ripërtëritshme të energjisë krijojnë vende të reja të punës, sigurojnë tranzicion të energjisë dhe dekarbonizim të sektorit të energjisë.

“Burimet e ripërtëritshme të energjisë krijojnë vende të reja të punës, sigurojnë tranzicion të energjisë dhe dekarbonizim të sektorit të energjisë, sjellin investime të reja, përafrojnë Kosovën me politikat europiane dhe integrim në Bashkimin Europian, si dhe janë inovacion teknologjik”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Po ashtu në njoftimin e INDEP thuhet se masat për efiçiencën e energjisë përmirësojnë kualitetin e jetësës.

“Masat për efiçiencën e energjisë në anën tjetër zvogëlojnë emetimin e gazrave serrë, përmirësojnë kualitetin e jetesës, zvogëlojnë ndikimin negativ në mjedis, përmirësojnë të ardhurat e ekonomive familjare, si dhe zvogëlojnë kërkesën për energji, si përfitimet kryesorë të aplikimit të këtyre masave”, thuhet në njoftimin e INDEP.

Më poshtë gjeni infografikat për të lexuar materialin e plotë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera