Vaji 3.49 euro, kështu është rritur çmimi i produkteve të tjera esenciale në vend (PAMJE)
Autori: Samire Jaha 14:30 | 10 March 2022
Çmimet e listës së produkteve esenciale në vend kanë pësuar rritje.
Vaji, mielli, buka, sheqeri, kripa, orizi e produkte të tjera kanë pësuar rritje të vazhdueshme të çmimit në tregun kosovar dhe kjo rritje po vazhdon ende.
Gazeta Infokus ka hulumtuar për çmimet e këtyre produkteve në terren se sa kanë qenë deri më tash dhe sa janë rritur ato gjatë ditëve të fundit.
Duke filluar nga mielli, ku thesi me 25 kilogramë e ka çmimin 15 euro e 50 cent, dhe lejohet vetëm nga një copë të merret për secilin konsumatorë.
Mirëpo ky çmim për të njëjtin kilogramë para kësaj rritjeje ka qenë më së shumti deri në 13 euro ndërsa, thesi i miellit me nga 5kg është 3 euro e 45 cent deri më herët ka qenë 3 ose më pak se 3 euro.
Një produkt tjetër i nevojshëm që ka shënuar rritje është edhe sheqeri. Në 5kg rritja e çmimit të sheqerit ka shkuar deri në 4 euro e 49 cent e që më herët përafërsisht ka qenë 3 euro e 55 cent.
Derisa çmimi i kripës është rritur në 39 cent, nga 20 cent sa ka qenë më herët.
Nga ana tjetër qytetarët po shprehen tejet të pakënaqur me këtë rritje kaq të madhe të çmimeve.
Ankesat në rrjetet sociale nuk kanë fund përderisa janë paralajmëruar edhe protesta, mirëpo qeveria ende po hesht.
Gazeta Infokus ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në lidhje me këtë rritje të çmimeve dhe se a do të merret ndonjë masë për kontrollin e tregut, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Megjithatë të mërkurën në një konferencë për media, ministrja Rozeta Hajdari ka deklaruar se rritja e çmimeve është problem aktual në gjithë botën për shkak të krizës dhe se qeveria nuk mund të kontrollojë rritjen e tyre.
Ndërsa sot në një konferencë tjetër , kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas një vizite që i ka bërë një kompanie në Gjilan që merret me përpunimin e vajit ka folur edhe për ngritjen e çmimit të këtij produkti.
Sipas tij çmimi i vajit nuk është 3.50 cent por 3.49 cent. Ai ka thënë se këto çmime janë të fyera dhe inspektorët do të marrin masa ndaj atyre siç ka thënë Kurti që po përfitojnë në këtë kohë krize.
“Në këtë fabrikë ka 300 mijë litra vaj të papërpunuar dhe nëse përpunohet atëherë do të kemi vaj edhe për një muaj. Si qeveri do të kërkojmë nga vendet mike e partnere që të sigurojmë lëndën e parë që do të thotë vaj i papërpunuar. Ai ka thënë se nuk ka vend për panik dhe se kërkesat për vaj nuk janë as për së afërmi sa është konsumimi i tij.“Çmimi i vajit aktualisht në Kosovë, është më i shtrenjti në botë. Bëhet fjalë për fyerje të çmimeve që bëhet nga faktori njeri e jo nga gjendja objektive. Këto çmime do të shfryhen”, ka thënë kryeministri Kurti./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Zëdhënësi i KFOR-it: Çdo vendim për urën duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim me komunitetin ndërkombëtar
Zëdhënësi i KFOR-it, Koloneli Salvatore Mascoli, është drejtuar përmes një vi...
-
Harrisi hidhet në sulm në një debat sprovues me Trumpin
I nominuari i republikanëve për kandidat presidencial, Donald Trump, dhe kund...
-
Këto janë çmimet e modeleve të iPhone 16
Çmimet e serisë së re iPhone 16 janë kryesisht të pandryshuara në tregjet kry...
-
Haradinaj-Kurtit: Trego sa ke importuar rrymë prej se je kryeministër dhe nga kush – Kosovës i mbetet të lutet për dimër të butë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur ...
-
Nderimi i viktimave të 11 shtatorit, Kurti: Kosova qëndron pranë SHBA-së, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe m...
-
Trump refuzon të tregojë nëse dëshiron që Ukraina të fitojë kundër Rusisë
Donald Trump anashkaloi një pyetje të drejtpërdrejtë në debatin presidencial ...
-
Bastisje nga Policia në Gjilan dhe Istog
Policia e Kosovës ka njoftuar për kryerjen e dy bastisjeve përgjatë së hënës ...
-
Mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 607 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Bastiset shtëpia e një burri në Gjilan, ja çka gjeti policia
Shtëpia e një burri në fshatin Dobërqan të Gjilanit është bastisur nga njësia...
-
Dyshohet se dhụnọi një femër, arrestohet një person në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Mitrovicën e J...
-
Prizrenasi gjen një kuti metali ushtarake, brenda saj kishte municion
Një burrë në Prizren ka njoftuar policinë se ka hasur në një kuti metali ...
-
Llapjani kërcënọhet përmes telefonit nga një shtetas i Maqedonisë Veriore
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosje që ka ndodhur në qytetin e...