Lajme

Helikopteri rus rrëzohet pranë Kievit

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 24 February 2022

Një helikopter rus është rrëzuar pranë Kievit. Videon e rrëzimit e ka verifikuar BBC, megjithatë nuk dihet se kush është  burimi i videos.

Ndërsa komandanti i përgjithshëm ukrainas, gjeneral Valerii Zaluzhnyi ka konfirmuar se ushtria po lufton forcat ruse për kontrollin e aeroportit në rajonin e Kievit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Hostomel është aeroporti më i rëndësishëm ndërkombëtar i mallrave në Ukrainë, si dhe një bazë ajrore kryesore ushtarake.

-Advertisement-

Është gjithashtu baza e aeroplanit më të madh të mallrave në botë, Mriya.

Sakaq sipas Komandës së Forcave të Ukrainës, katër persona kanë humbur jetën dhe 10 kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me predha në një spital në Vuhledar në Donetsk në Ukrainën lindore, shkruan The Guardian

Mes të plagosurve janë gjashtë mjekë.

Ukraina ka thënë se Rusia ka kryer 203 sulme në të gjithë territorin gjatë ditës së sotme. Sipas një deklaratë të ministrisë së  jashtme të Ukrainës, zyrtarët thanë se një helikopter rus K-52 dhe tre helikopterë pranë Gostomel janë rrëzuar në rajonin e Kievit pranë Mezhyhirya.

Ndërkohë sulmet po vazhdojnë në rajonin e Luhansk, afër qytetit të Schastye, ndërsa në rajonin e Odesa-s, 10 ushtarakë janë plagosur gjatë një sulmi me predha./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera