Lautaro: Me Liverpoolin sfidë jetike për në, ja çfarë i them Klopp-it
Autori: Gazeta inFokus
12:46 | 15 February 2022
Sulmuesi i Interit Lautaro Martinez ka folur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Liverpoolit, dueli i parë i së cilës zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Ai ka thënë se ndihet i gatshëm për të bërë më të mirën në këtë ndeshje pasi është rritur shumë si lojtarë, si dhe e ka cilësuar përballjen me Liverpoolin si një sfidë jetike dhe më e rëndësishmja për të në fanellën e Interit.
“Jam rritur shumë, kam vite që luaj në këtë kompeticion dhe do të jetë një lojë e bukur për të luajtur. Më në fund kaluam raundin, për ne ishte shumë e rëndësishme kjo. Shpresoj të ndihmoj ekipin dhe të ecim përpara, është ëndrra jonë. Interi dëshiron gjithmonë të jetë protagonist, të mbajë topin dhe të sulmojë me shumë lojtarë.”, tha fillimisht sulmuesi argjentinas.
“Do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme sepse do të jetë një e tetë e një kompeticioni shumë të rëndësishëm. Kështu që sigurisht që do të jetë një nga ndeshjet e mia më të rëndësishme me fanellën e Interit.”, vijoi ai.
Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp e cilësoi Lautaron si një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe numri 10 i Interit e falënderoi përzemërisht trajnerin gjerman.
“Fjalë që të bëjnë të lumtur dhe unë i them faleminderit. Klopp është një trajner i madh. Ai sigurisht që do të përgatitet mirë për këtë ndeshje. Ne duhet të jemi të mirë, ta lëndojmë atë dhe të ecim përpara.”, tha Martinez.

T� tjera
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...






























