Doza përforcuese, e nevojshme kundër Omicron-it
Autori: Gazeta inFokus
10:20 | 22 January 2022
Tre studime të publikuara të premten ofruan më shumë prova se vaksinat kundër COVID-19 janë efektive ndaj variantit Omicron, të paktën në mesin e atyre personave që kanë marrë doza përforcuese.
Këto janë studimet e para të mëdha të kryera në SHBA, që kanë shqyrtuar mbrojtjen që garantojnë vaksinat kundër variantit Omicron, thanë zyrtarët e shëndetësisë.
Gjetjet i bëjnë jehonë kërkimeve të mëparshme, përfshirë studimeve të kryera në Gjermani, Afrikën e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar, që tregojnë se vaksinat në qarkullim janë më pak efektive kundër Omicron-it krahasuar me variantet e mëparshme të koronavirusit, por se dozat përforcuese përmirësojnë ndjeshëm mbrojtjen.
Studimi i parë shqyrtoi shtrimet në spital dhe vizitat në pavionet e urgjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv në 10 shtete, nga gushti deri në muajin janar.
Sipas gjetjeve, efektiviteti i vaksinës ishte më i mirë pas tre dozave të vaksinave Pfizer ose Moderna në parandalimin rasteve që trajtoheshin në pavionet e urgjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv. Mbrojtja ra nga 94% gjatë valës me variatin Delta në 82% gjatë valës me Omicron. Mbrojtja nga vetëm dy doza ishte më e ulët, veçanërisht nëse kishin kaluar gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë.
Studimi i dytë u përqendrua në rastet me COVID-19 dhe niveli i vdekshmërisë në 25 shtete, nga fillimi i prillit deri në Krishtlindje. Ata persona që kishin marrë dozën përforcuese kishin mbrojtje më të lartë kundër infeksionit me koronavirus, si gjatë kohës kur dominonte varianti Delta, ashtu dhe kur Omicron-i po bëhej gjithnjë e më shumë mbizotërues mes infeksioneve të reja.
Dy studimet u publikuan në internet nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Gazeta e Shoqatës Mjekësore Amerikane publikoi studimin e tretë, të udhëhequr gjithashtu nga studiues të CDC-së. Studimi shqyrtoi ata persona që rezultuan pozitivë për COVID-19 nga 10 dhjetori deri më 1 janar, në më shumë se 4600 pika testimi në të gjithë SHBA-në.
Tre injeksione të vaksinave Pfizer dhe Moderna ishin rreth 67% efektive kundër sëmundjeve simptomatike të lidhura me Omicron-in krahasuar me njerëzit e pavaksinuar. Studiuesit zbuluan se dy doza, nuk ofronin mbrojtje të konsiderueshme kundër Omicron.
“Kjo tregon realisht rëndësinë e marrjes së një doze përforcuese“, tha Emma Accorsi, përfaqësuese e CDC-së, dhe një nga autoret e studimit./VOA

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...

































