Keni parë ish të dashurin në ëndërr? Ekspertët shpjegojnë kuptimin
Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 14 January 2022
Të ëndërrosh një ish-partner ndonjëherë mund të jetë befasuese dhe menjëherë filloni të pyesni veten se përse ndodhi.
Por kjo mund t’ju tregojë disa gjëra për ju ose për marrëdhënien tuaj aktuale.
Ndërsa këto ëndrra mund të jenë romantike dhe ndonjëherë do t’ju bëjnë të zgjoheni me një nuancë nostalgjie, në realitet është vetëm një projeksion mendor i asaj që ai person dikur ishte për ju.
Të shohësh në ëndërr ish-in tënd nuk do të thotë domosdo se e do atë ose se dëshiron të ktheheni tek ai, në fakt, ky fenomen nuk ka pse të jetë aspak sentimental.
Ekspertja Latisha Roëe pohon se ky është një fenomen krejtësisht normal.
“Nëse keni një marrëdhënie të turbullt pas jush ose dilni nga një marrëdhënie që nuk i plotëson nevojat tuaja, nënndërgjegjja jonë përmes ëndrrave përpiqet ta korrigjojë këtë. Në atë rast, përmes tyre ne përpiqemi të përjetojmë marrëdhënien që në të vërtetë donim të kishim”, shpjegoi ajo.
Nënndërgjegjja shpesh krijon skenarë “po sikur”, edhe kur bëhet fjalë për një partner që se kemi më. Këto ëndrra zakonisht kanë një kuptim pozitiv. Ata lënë të kuptohet për ndryshime të papritura dhe të mira në jetën tuaj që do t’ju sjellin shumë lumturi dhe momente të bukura.
Nëse jeni beqar, mund të nënkuptojë gjithashtu se së shpejti do të takoni dikë që do të sjellë ndjenja pozitive në jetën tuaj, qoftë në planin privat apo atë të biznesit.
Nëse ëndërroni se keni rënë sërish në dashuri me ish-partnerin tuaj, mund të jetë një paralajmërim për ngjarjet e ardhshme. Ka mundësi që të përballeni me një situatë që në fillim do t’ju duket pozitive ose e sigurt, por që do t’ju vërë në telashe.
Gjithashtu, një arsye tjetër që ne ëndërrojmë për ish të dashurit është frika se mos lëndohemi.
Shumë kanë frikë nga marrëdhëniet e reja nga frika se mos lëndohen, veçanërisht nëse pas tyre është një ndarje e dhimbshme. Më pas, filloni të kujtoni momente të vështira dhe është e mundur që disa prej tyre t’ju vijnë në ëndërr.
Të tjera
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...
-
AAK shënon 24 vjetorin e themelimit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u ...
-
Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në Akademinë...
-
Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës
Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, de...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me ...
-
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në nderim të Ilaz Kodrës
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne. Kjo seancë do t’i ku...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mot do të jetë i vranë...
-
Mbahet mbledhja e Këshillit Ministror për Integrim Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryemini...
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...