Lufta ndaj COVID-19, SHBA merr masa të reja
Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 14 January 2022
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të enjten se qeveria do të dyfishojë sasinë e testeve të shpejta për COVID-19 që do t’u shpërndahen falas amerikanëve për t’i bërë në shtëpi, duke e çuar atë në 1 miliardë, si edhe sasinë falas të maskave më mbrojtëse N95.
Ai tha gjithashtu se administrata do të intensifikojë përpjekjet për për të ndihmuar vendin të përballojë rritjen e rasteve të koronavirusit. Po ashtu duke filluar nga java e ardhshme, 1000 pjesëtarë të personelit mjekësor ushtarak do të fillojnë të dërgohen në gjithë vendin për të ndihmuar spitalet dhe klinikat e mbingarkuara, në kushtet e mugesave të personelit për shkak të variantit Omicron.
Presidenti Biden e vuri theksin tek nevoja për vaksinim në kushtet e përhapjes së shpejtë të rasteve, pasi megjithëse si të vaksinuarit, edhe të pavaksinuarit po infektohen, të dhënat mjekësore tregojnë se të vaksinuarit kanë shumë më pak gjasa të sëmuren rëndë ose të vdesin kur preken nga virusi.
Tashmë shumica e amerikanëve mund të marrin dozen e tretë të vaksinës. Presidenti Biden foli nga Shtëpia e Bardhë ndërsa përpjekjet e administratës së tij po zhvendosen tek lehtësimi i problemeve të tjera të krijuara, përfshirë mungesat në furnizimeve dhe anulimet e fluturimeve, për shkak të infektimit të personelit.
Në kushtet e përhapjes së shpejtë, Agjencia e Ushqimit dhe Barnave, FDA po thotë se Omicroni do të infektojë “shumicën e njerëzve” dhe se vëmendja duhet të kthehet tek fakti që shërbimet kritike të vazhdojnë pa ndërprerje. Përpjekjet për të siguruar maska më mbrojtëse ndërmerren ndërsa autoritetet amerikane po theksojnë nevojën e përdorimit të tyre./VOA
Të tjera
-
Prezantohet kabineti i ri qeveritar në Serbi, i sanksionuari i Amerikës do të jetë zëvendëskryeministër
Mandatari për krijimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq ka prezantuar p...
-
Makina godet një këmbësor në Lluzhan të Podujevës
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi dyshohet se nga...
-
Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OShP-së pa konkurs publik
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka shkruar në ...
-
SBAShK-u proteston të mërkurën
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do ...
-
Hajnat hyjnë në një shkollë në Ferizaj, vjedhin libra dhe një fshesë elektrike
Një grua ka raportuar në polici se hajnat kanë hyrë në një shkollë në fshatin...
-
Dy gra e rrahin një burrë në Mitrovicën e Veriut
Dy gra dyshohet se e kanë rrahur një burrë. Ngjarja ka ndodhur të hënën në...
-
Vëllau i Butës dënohet me 17 vite burgim
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Q...
-
Homazhe për të nderuar Ali Lajçin
Kanë nisur homazhet në Kuvend për të nderuar veprimtarin e çështjes kombëtare...
-
Osmani takohet me zëvendëspresidentin e MCC-së: Granti prej mbi 200 milionë, do ta transformojë sektorin e energjisë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me zëvendëspresidentin e Kor...
-
Gjendet e vdẻkur një grua në banesën e saj në Fushë Kosovë
Një grua është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e saj në Fushë ...
-
Vdẻs një grua në aeroportin “Adem Jashari”, gjendja iu keqësua në aeroplan
Një grua ka vdekur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. ...
-
Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OSHP-së pa konkurs publik
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimet q...