Si u shpëtuan personat që kishin humbur mbrëmë në mes të stuhisë në Brezovicë
Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 13 January 2022
Një grup skitarësh janë gjetur gjatë orëve të vona të së mërkurës në Brezovicë. Ata kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të Qendrës së skijimit.
Fidan Abazi, nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, thotë se tre personat kishin dalë jashtë pistave të skijimit, afro 2 kilometra.
“Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor, pranë FBAK-së ka marrë një telefonatë nga ta, janë dërguar koordinatat e sakta. Fatmirësisht kemi pas dy prej anëtarëve tanë, Bardhosh Morinën dhe Donat Hotin shumë afër aty. Derisa pjesa tjetër e skuadrës është bërë gati për të shkuar drejt vendit të ngjarjes, jemi njoftuar nga dy anëtarët tanë, të cilët bashkë me dy banorë lokal, kanë bërë evakuimin e atyre personave të humbur”, ka deklaruar Abazi në KlanKosova.
Tutje, ai bëri të ditur se ata kanë qenë skiatorë lokal, shqiptarë të Kosovës dhe diku rreth orës 22 janë sjellë në Qendrën e skijimit në Brezovicë.
“Fatmirësisht kur e kanë bërë thirrjen e parë, e kanë kontaktuar shërbimin tonë, ata kanë pasur bateri në telefon, por pas një kohe, për shkak të motit dhe stuhisë që ka mbretëruar atje, telefonat e tonë janë ndalë. Por me gjindshmërinë e anëtarëve tanë të shërbimit ata janë gjetë shëndosh e mirë”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Zubin Potok: KFOR-i gjen veturën me birra, vozitësi iku
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Bubë në Zubin Potok, në një v...
-
“Ia qojmë një djalë të ri e të bukur…”, Tomë Gashi me gjuhë të ulët ndaj Grenellit
Avokati Tomë Gashi, i cili njihet për mbështetjen ndaj VV-së, është lëshuar n...
-
UP-ja s’merr parasysh kërkesat e studentëve për afatet, vazhdon bojkotimi i mësimit
Kërkesa e studentëve për afatet shtesë të prillit dhe nëntorit nuk është marr...
-
Gërvalla e Landsbergis flasin për sfidat e sigurisë në rajon e Evropë
Situata e sigurisë në rajon dhe Evropë ishte në fokus të diskutimeve të minis...
-
Haradinaj i kërkon mbështetje Italisë për anëtarësim direkt në NATO
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot...
-
Haradinaj takon ambasadorin italian: Anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional edhe me mbështetjen e Romës
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush...
-
Erdogan tregon se si Trump mund t’i jap fund luftës në Ukrainë
Lufta në Ukrainë mund të përfundojë lehtësisht nëse administrata e SHBA-së në...
-
Konjufca priti në takim pjesëtarë të Korit Siparantum, i përgëzon për punën
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot n...
-
Mimoza Kusari Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se e kreu me sukses operimin në QKUK
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka n...
-
Treni cak i sulmeve me gurë – zëdhënësi i “Trainkos” thotë se po ballafaqohen vazhdimisht me rreziqe
Treni i linjës Prishtinë-Pejë, më 3 nëntor është sulmuar me gurë nga disa per...
-
Voziti me fëmijë në prehër, gjobitet dhe i merret patentë shoferi
Policia e Kosovës e ka gjobitur me 400 euro dhe ia ka marrë patentë shoferin ...
-
Limaj prezanton tre kandidatë për deputetë: Kanë përvoje institucionale
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një postimi në Facebo...