Rreth 25 mijë e 500 familje përfitojnë asistencë sociale në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 06 January 2022
Rreth 25 mijë e 500 familje me mbi 100 mijë anëtarë janë përfituese të asistencës sociale në vend. Mitrovica ka numrin më të madh të familjeve përfituese të skemës sociale, ndërsa nëse llogaritet me kokë banori, atëherë në Obiliq çdo i gjashti banor është përfitues i kësaj skeme. Nga shteti kërkohet që përfituesit e skemës sociale të shtyhen drejt tregut të punës, duke i aftësuar gjatë kohës që ndihmohen financiarisht.
Udhëheqësja e Divizionit për Asistencë Sociale në Qeverinë e Kosovës, Selvete Sadiku thotë për KosovaPress se ndihma u ofrohet vetëm familjeve që plotësojnë kriteret sipas Ligjit të skemës së ndihmës sociale.
Ndihmat sociale sillen nga 60 euro deri në 180 euro, por për shkak të pandemisë, shumat që janë përfituar janë rritur për disa muaj nga Qeveria e Kosovës.
“Ndihma e përkohshme financiare domethënë i jepet familjeve të varfra të cilat i plotësojnë kriteret sipas Ligjit të skemës së ndihmës sociale. Aktualisht familjet që janë përfituesit e ndihmës sociale kemi rreth 25 mijë e 500 familje. Ndërsa me anëtarë të familjes janë përafërsisht diku 101 mijë anëtarë që përfitojnë asistencë sociale. […] Varet asistenca sociale domethënë fillon prej një anëtari që është 60 euro, por duke llogaritur tash aktualisht sidomos në kohën e pandemisë që ka ndryshuar këto pagesa domethënë aktualisht një anëtar i merr 78 euro me rritjen 30%, ndërsa për muajin nëntor dhe dhjetor këto familje kanë përfituar duke u bazuar në dyfishin e pagesës së zakonshme”, thotë Sadiku.
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku tregon për KosovaPress se Mitrovica ka numrin më të lartë të familjeve që përfitojnë asistencë sociale, ndërsa nëse llogaritet me kokë banori, atëherë Obiliqi ka çdo të gjashtin banor përfitues të skemës sociale.
“Bazuar në të dhënat të cilat i kemi analizuar së fundi edhe të dhënat të cilat në agjencionin e statistikave dhe Ministrisë së Punës, Financave dhe Transfereve. Komuna e cila ka me së shumti familje përfitues është e Mitrovicës, ajo prin me numër të madh të familjeve. Mirëpo në qoftë se i krahasojmë për kokë banori është diku Obiliqi i cili ka pothuajse çdo të gjashtin banor përfitues të skemës sociale, Mitrovica çdo të shtatin, Lipjani çdo të dhjetin. […] Prishtina bën pjesë në grupin e komunave që është në pjesën mesatare sepse në Prishtinë çdo i 39 banor i bie që të jetë përfitues i skemës së ndihmës sociale përderisa kushtet me të mira në relacionet me të mira i ka Prizreni ku është diku rreth 69 banor e ka një përfitues të skemës sociale”, thekson Mujku.
Erblin Hoxha nga Lëvizja Fol thotë se papunësia në Kosovë mbetet shqetësim që nga paslufta. Sipas tij, 20 përqind e popullatës jetojnë në varfëri të skajshme dhe shteti ka dështuar të merret me këtë kategori dhe të ulë këtë përqindje.
“Në Kosovë mbetet ende shqetësim që pothuajse 20 përqind e popullatës është në varfëri të skajshme që i bie që kanë me pak se 2 euro të ardhura shpenzime ditore, pra në rastet edhe me ekstreme edhe më pak se 1 euro në ditë. Pra kjo statistikë gjatë 10-15 viteve të fundit nuk është që ka ndryshuar shumë edhe kjo i bie që edhe nëse ka ndryshime demografike në numrin e të punësuarve në sektor të ndryshëm. Në praktik shtresa që rrezikohet më së shumti nga varfëria dhe papunësia nuk është duke u trajtuar prandaj edhe ende kemi një statistikë të njëjtë që 10 vite pothuajse sa i përket numrit të personave që jetojnë në varfëri të skajshme”, thotë Hoxha.
Në anën tjetër, Mujku thekson nevojën që përftuesit e skemave sociale të përgatiten për treg pune.
Ai shton se Qendra që drejton ka bashkëpunim të mirë me Qendrat e Arsimit Profesional, ku i shtyjnë përfituesit që të përgatiten profesionalisht dhe të gjejnë më pas edhe një punë.
“Shteti duhet të krijojë kushte që këta persona sa me shumë të angazhohen në punësim dhe vetëm të krijohen kushte për punësim. Kurse këta përfitues duhet të angazhohen në angazhimin për përgatitjen e tyre në kërkim të punës. Dhe ne kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me zyrat e punësimit, me agjencinë e punësimit ku të gjithë përfituesit e skemës së ndihmës sociale i orientojmë në Qendrat e Arsimit Profesional të marrin një certifikate dhe në bazë të përgatitjes së tyre profesionale edhe të gjejnë punë”, ka thënë ai.
Qeverisë së Kosovës i kërkohet që gjatë këtij viti të hartojë skema punësimi në mënyrë që të zbusë situatën me papunësinë. Të dhënat e Bankës Botërore për varfërinë që janë të disa viteve më parë flisnin për mbi 23% të qytetarëve që jetojnë në varfëri. Sipas të njëjtave ë dhënave të vitit 2017, thuhet se 5% e popullatës jeton në varfëri ekstreme me më pak se 1.5 euro në ditë.
Të tjera
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...