Serbia vazhdon me propagandë e shpifje ndaj Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 06 January 2022
Krerët shtetërorë të Serbisë edhe gjatë vitit 2021 vazhduan me propagandë e shpifje, me qëllim të mohimit të krimeve të shkaktuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo nisi janarin e kaluar kur presidenti i Serbisë e cilësoi trillim Masakrën e Reçakut. Në këto rrethana, historianët vlerësojnë se institucionet vendore duhet të punojnë më shumë në prezantimin e së vërtetës për luftën e fundit në Kosovë.
Krimet makaber të Masakrës së Reçakut, përveç se nuk janë pranuar nga Serbia, nga presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq, edhe janë cilësuar “trillim”. Jo vetëm për këtë rast, por, me qëllim të mohimit të krimeve, Serbia edhe gjatë 2021-ës vazhdoi me propagandën e saj. Këto deklarata sipas historianit Dr. Skender Lutfiu, janë dëshmi e fortë se shteti serb nuk e ka në plan kërkim faljen, por mohimin e krimit. E, sipas tij, propaganda serbe po ndikon edhe në shtetësinë e Kosovës.
“Kjo normalisht që krijon një lloj amullie dhe shumë vende që nuk është që na njohin mirë apo që nuk i njohin çështjet në thelb, hezitojnë për të marrë hapin drejt njohjes së Republikës së Kosovës. Për këtë, natyrisht se ka ndikuar edhe fushata e egër e Serbisë, duke shpifur, duke bërë përpjekje për të fshehur krimet, si për shembull duke na akuzuar se edhe Masakra e Recakut është trillim”, tha ai.
Edhe Halit Barani, i cili kishte dëshmuar në procesin gjyqësor në Hagë, kundër “kasapit të Ballkanit, Sllobodon Millosheviq, pohon se Kosova nuk ka punuar sa duhet në prezantimin e së vërtetës për krimet serbe.
“Sa ia ka arrit Kosova t’i prezantojë krimet e luftës ose t’i denoncojë kriminelët? Nuk ka arrit e as nuk ia ka filluar hiq! Absolutisht nuk iu ka interesuar udhëheqësve tanë. Ata kanë pasur dhe kanë tjetër qëllim, pasurimin. Sa herë të ketë zgjedhje i përmendin krimet e luftës, si të kryhen zgjedhjet, më, deri në zgjedhjet tjera, nuk i përmend askush”, tha Barani.
Në këto rrethana, Lutfiu vlerëson se institucionet vendore duhet të punojnë më shumë në prezantimin e së vërtetës për luftën në Kosovë.
“Është dashur të punojmë shumë më shumë, dhe atë në rrafshin ndërkombëtar. Nuk ka punuar kinematografia. Nuk kemi zhvilluar konferenca ndërkombëtare, ku do të ftoheshin ekspertë për të pasqyruar drejt luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi”, tha ai.
Sipas Lutfiut, nëse Kosova nuk ndërmerr një ofensivë kundër propagandës serbe, atëherë pasojat nga kjo janë të pashmangshme.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...