Vit i Ri i zymtë, COVID-19 e prish festën sërish
Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 31 December 2021
Festimet e Vitit të Ri nëpër botë janë anuluar pasi rastet në rritje me koronavirus po i zbehin festimet për vitin e dytë me radhë.
Megjithatë, Australia tha se është e vendosur për ta shijuar natën, ndërsa pati paralajmërime se Koreja e Veriut po përgatit fishekzjarrë.
Infeksionet globale me koronavirus arritën rekorde në shtatë ditët e fundit, me një mesatare me mbi 1 milion raste të reja në gjithë botën nga 24 deri më 30 dhjetor.
Pasi shumë shtete kanë arritur rekorde të rasteve me COVID-19, autoritetet e shumë vendeve i kanë anuluar festimet për të pritur vitin 2022, nën frikën se varianti i ri i koronavirusit, Omicron, do të përhapet më shpejt brenda tubimeve për këtë festë.
Rikujtojmë se edhe Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se masat aktuale kufizuese do të mbesin në fuqi edhe në natën e ndërrimit të moteve.
Kjo do të thotë se ndalohen tubimet e mëdha dhe mbetet në fuqi kufizimi i lëvizjes nga ora 24 deri në orën 5 të mëngjesit.
Lokalet e gastronomisë lejohet të punojnë deri në orën 23:00, por muzika duhet të ndalet 21 e 30.
Ndërkohë, në Australi është thënë se janë që të kenë festë të madhe për Vitin e Ri, edhe pse ka rritje të rasteve me koronavirus nëpër botë.
Kryeministri australian, Scot Morrison, i tha qytetarëve të “shijojnë mbrëmjen”.
Distancimi social dhe maskat në ambiente të mbyllura janë masa në fuqi në Sydney, por mijëra njerëz pritet të dalin ta festojnë Vitin e Ri dhe t’i shohin fishekzjarrët.
Edhe Koreja e Veriut, gjithashtu, po përgatitet të festojë Vitin e Ri me fishekzjarrë në mesnatë në sheshin “Kim II Sung”, në kryeqytetin Pyongyang.
Imazhet komerciale satelitore treguan se përgatitjet ishin duke u zhvilluar me një skenë që po instalohej në shesh, sipas NK News, një faqe interneti me bazë në Seul që monitoron Korenë e Veriut.
Gazeta shtetërore, Rodong Sinmun, botoi fotografi të dyqaneve të luleve në Phenian të mbushur me klientë të veshur me maska që blinin lule për festimet.
Koreja e Veriut mbylli kufijtë e saj pasi filloi pandemia dhe nuk ka raportuar asnjë rast të vetëm të COVID-19.
Përtej kufirit në Korenë e Jugut atmosfera nuk ishte aq festive.
Një ceremoni tradicionale e ziles së mesnatës është anuluar për vitin e dytë dhe autoritetet njoftuan një zgjatje të rregullave më të rrepta të distancës për dy javë për të trajtuar një rritje të vazhdueshme të infeksioneve.
Kina, ku koronavirusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019, ishte në gjendje gatishmërie të lartë kundër virusit, me qytetin e Xian nën izolim. Ngjarjet e Vitit të Ri në qytete të tjera u anuluan dhe autoritetet kërkonin përmbajtje.
Autoritetet në kryeqytetin indonezian, Xhakarta, do të mbyllin 11 rrugë që zakonisht tërheqin turma të mëdha për Vitin e Ri, tha policia, ndërsa Malajzia i ka ndaluar tubimet e mëdha në mbarë vendin dhe ka anuluar një shfaqje spektakolare të fishekzjarrëve në Kullat Binjake Petronas në kryeqytet, Kuala Lumpur.
Kryeministri japonez, Fumio Kishida, hyri në kanalin e tij zyrtar në YouTube për t’i nxitur njerëzit të mbajnë maska gjatë festave dhe të kufizojnë numrin e njerëzve që marrin pjesë, ndërsa distrikti i famshëm argëtues Shibuya i Tokios i ka ndaluar festat e fundvitit.
Zelanda e Re, e famshme për suksesin e saj në mbajtjen e virusit larg, do të ketë disa festime. Qyteti i saj më i madh, Auckland, lehtësoi kufizimet këtë javë për t’i lejuar njerëzit të shijojnë pak këngë dhe vallëzim.
Tajvani, një tjetër sukses në zbutjen e koronavirusit, do t’i mbajë festimet e tij pothuajse normalisht me një koncert pop përpara bashkisë së kryeqytetit.
Ata që marrin pjesë në koncert do të duhet të mbajnë maska, të regjistrojnë emrat dhe do të lejohen vetëm të pinë ujë.
Autoritetet indiane filluan të vendosin rregulla të rrepta të enjten (30 dhjetor) për të parandaluar tubimet e mëdha me izolim natën në të gjitha qytetet kryesore dhe restorantet e urdhëruara për të kufizuar klientët.
Pavarësisht kufijve, turistët vendas janë vërshuar në plazhet e famshme, baret dhe klubet e natës të Goas në bregun perëndimor për të festuar Vitin e Ri./rel
Të tjera
-
Policia zbardhë detajet e fundit për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Mediat lokale publikojnë fotografi nga Shiroka e Suharekës ku humbën je*tën dy persona
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe mot...
-
Dy të vde kurit ishin bashkë në motor, dyshohet se i përkasin moshës së re
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Dy të vd ekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Shtëpi, banesë, tokë, ara, pyje e livadhe, kjo është pasuria e drejtorit të Policisë së Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri t...
-
Kjo është pasuria e ministrit Arben Vitia
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për ...
-
A ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së, kështu përgjigjet Arben Gashi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka q...
-
Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?
Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë e...
-
72 vjeçarja nga Kumanova mashtrohet nga shitësit e druve, raporton rastin në polici
MPB në Maqedoninë e Veriut njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka rap...
-
Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...