Policia me aksion pas mesnate në Gjakovë, arrestohen 26 persona
Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 28 December 2021
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë janë arrestuar 26 persona në Gjakovë, të cilët kanë qenë në një lokal duke luajtur lojëra të fatit, raporton Express.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se gjatë bastisjes dhe kontrollit në lokacion, policia ka gjetur një armë dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kanabis.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë dhe janë intervistuar.
“Bazuar në ligjin në fuqi të gjithë të dyshuarve iu është shqipëtuar nga një gjobë për mosrespektimin e orës policore. Në vendngjarje ka dalur edhe njësia e hetimeve ku është bërë konfiskimi e armës, sasisë së substancës narkotike dhe të gjitha provat dhe deshmitë për aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar ku me urdhër të tij, inicohen tri vepra penale “Organizimi i skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm” “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” për hetime të mëtejme në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express
Komunikata e plotë:
Me datën 28.12.2021, rreth ores 00:30, Policia e Kosovës në Gjakovë ka pranuar një informate se disa persona ndodheshin duke luajtur lojëra të fatit. Policia ka reaguar me njësitete saj policore dhe aty ka hasur njëzet e gjashtë (26) persona të dyshuar të cilët ishin duke zhvilluar aktivitetin e kundërligjshëm.
Gjatë bastisjes dhe kontrollit në lokacion policia ka gjetur një armë dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kanabis.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë dhe janë intervistuar. Bazuar në ligjin në fuqi të gjithë të dyshuarve iu është shqipëtuar nga një gjobë për mosrespektimin e orës policore.
Në vendngjarje ka dalur edhe njësia e hetimeve ku është bërë konfiskimi e armës, sasisë së substancës narkotike dhe të gjitha provat dhe deshmitë për aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar ku me urdhër të tij, inicohen tri vepra penale “Organizimi i skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm” “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” për hetime të mëtejme në procedurë të rregullt.
Të tjera
-
Voziti me fëmijë në prehër, dënohet me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patentë shoferi për 6 muaj
Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer në qytetin e Mitrovicës, pasi i një...
-
Lajçak: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia t’ia njohë simbolet, dokumentet e institucionet
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe S...
-
Qytetarët në Ferizaj dalin në ‘peshkim’ pas reshjeve të shiut
Qytetarët në qytetin e Ferizajt kanë shfrytëzuar rastin që të ironizojë pas p...
-
Vdẻs i moshuari nga Novi Pazari në një hotel në Prizren, dyshohet për su*m në zemër
Një 60 vjeçar, boshnjak nga Novi Pazari i Serbisë, ka vdekur sot derisa po që...
-
Ish-drejtori i KEK-ut Njazi Thaqi thotë Korporata po rrezikon falimentimin
Ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaqi, përmes një shk...
-
Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku aderon në Nismën e Fatmir Limajt
Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e ...
-
Ministri Aliu deklaroi se autostrada Prishtinë-Mitrovicë përfundon brenda afateve, reagon deputetja e LDK-së
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar lidhur me gjendjen e rrugës...
-
Besimi i investitorëve të huaj rritet në tremujorin e parë
Një sondazh i fundit nga Këshilli për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare i K...
-
“Kur dikush nuk të pranon në dhomë për faktin se je e verbër”, studentja nga Vitia flet për diskriminimin
Kur një studente refuzoi ta ndante dhomën e konviktit me të, Mimoza Zejnullah...
-
Ministri Liburn Aliu i bindur: Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë përfundon brenda afateve
Për më shumë se 10 vite, ekskavatorë e kamionë gjenden në magjistralen Prisht...
-
Regjistrimi s’pritet të ofrojë të dhëna shumë të sakta për personat me aftësi të kufizuara
Personat me aftësi të kufizuara shprehen skeptikë sa i përket procesit të reg...
-
Festë e madhe në Gjakovë për inaugurimin e shtatores së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu
Tashmë ka filluar festa në Gjakovë në përurimin e monumentit të heroit Gjergj...