Lajme

Greqia shënon 58 viktima dhe 6,500 të infektuar me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 25 December 2021

Sot në Greqi janë shënuar 6590 raste të reja me COVID-19 dhe 58 viktima. Në total janë kryer 434,719 teste dhe pozitiviteti arriti në 1.51%.

Në rritjen e shifrave ka ndikuar padyshim varianti i ri Omicron. Numri i të intubuarve sot në vendin fqinj ka shkuar në 617.

Nga fillimi i epidemisë në Greqi janë regjistruar gjithsej 20350 vdekje. 95.2% kishin një sëmundje tjetër ose ishin 70 vjeç e lart.

-Advertisement-

Mosha mesatare e rasteve të reja është 38 vjeç, ndërsa mosha mesatare e vdekjeve është 78 vjeç. Për festat e fundvitit Greqia shtrëngoi masat anti-covid duke mos lejuar asnjë person të futet pa tampon./ Abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera