Dy dëshmitarë të ZPS-së do të ftohen serish në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt
Autori: Gazeta inFokus
14:12 | 10 Dhjetor 2021
Ka përfunduar për këtë javë gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë është dëgjuar dëshmitari i mbrojtjes, Çelë Gashi, anëtar i këshillit drejtues në OVL-UÇK. Ai ka rrëfyer ngjarjen e 7 shtatorit 2020 kur në organizatë kishin arritur dokumente nga një person i panjohur, publikimin e të cilave ka thënë se OVL-UÇK e ka bërë për të treguar bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën Speciale.
Derisa i është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë, Gashi ka thënë se i ka parë disa prej dokumenteve që kishin arritur në OVL dhe shumë prej tyre përmbanin emra të serbëve.
“Jo për t’i cenuar, por kemi dashur ta qesim në dritë bashkëpunimin e Dhomave të Specializuara dhe regjimit të Serbisë, bashkëpunimin në mes të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Serbisë… Ju vetë i keni minuar sepse keni marrë material prej Serbisë, nuk ke çka të flasësh këtu, materialin e keni pru te ne ju, unë nuk e kam pru atë atje”, ka thënë Gashi.
Trupi gjykues ka bërë të ditur se e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes që të thirren për herë të dytë dy dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe të merren në pyetje nga avokati i Gucatit, Jonathan Elystan Rees.
“Trupi gjykues e miraton kërkesën e mbrojtjes së zotëri Gucatit, për të ri-thirrur këta dëshmitarë. Trupi gjykues ka vendosur në bazë të këtyre arsyeve, nxjerrja me vonesë e materialeve ka të bëjë me faktin se prokuroria i ka nxjerr këto mbrojtjes me vonesë dhe i ka kërkuar trupit gjykues urdhër që të mos nxjerrë”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Carles Smith.
Trupi gjykues e ka udhëzuar mbrojtjen që të kundër pyetjet t’i bëjë në seancë private. Sipas avokatit Rees, mbrojtjes nuk i është dhënë mundësia që të ngrejë siç duhet pretendimin për shtyrje në kryerjen e krimit.
“Ne në parashtrimet tona përmbyllëse do ta bëjmë shumë të qartë që janë të suksesshme pretendimet për shtytje për kryerjen e krimit, shtrëngimi nuk është një prej këtyre elementeve apo të dëshmive. Gjatë gjithë kohës ne kemi kërkuar të ecim me shpejtësi dhe e falënderojmë trupin gjykues për këtë, kemi kërkuar të mos kemi vonesa, por të jemi fleksibël për shembull lidhur me faktin që ZPS nuk i ka përmbushur plotësisht detyrimet për nxjerrjen që në fillim të këtij procesi apo deri në momentin kur përfundimi në mënyrë të rregullt i dëshmisë nga ana e zonjës Pumper, apo që nuk i kanë kryer detyrimet për nxjerrjen para përfundimit të dëshmisë së zotëri Jukiq”, ka thënë Rees.
Ndërsa nga ZPS kanë vlerësuar se nuk ka ndonjë bazë për të ri-thirrur dëshmitarët.
Gjyqi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK do të vazhdojë më 15 dhjetor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Gucati e Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...

































