Lajme

3 mijë e 236 vaksina anti-COVID janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 08 December 2021

3 mijë e 236 vaksina anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se numri i vaksinave të administruara deri tani është 1 milion e 633 mijë e 364.

-Advertisement-

864 mijë e 550 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës deri tani.

Ndërsa, 768 mijë e 814 persona kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.236 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës. Deri më sot 768.814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera