Dorëzohet Serbia: Flamuri i Kosovës shfaqet në Beograd falë sportistit Gembi Juniku
Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 05 December 2021
Sportisti nga Kosova, Gembi Juniku ka garuar në mes të Beogradit në ‘Brazilian Jiu Jitsu’, derisa si rrallë herë më parë shteti fqinj në një mënyrë pranoi simbolet e shtetit tonë.
Gembi Juniku ka qenë i vetmi kosovar që garoi në ‘Brazilian Jiu Jitsu’ që mbajt në Beograd të Serbisë, shkruan JepiZë.
‘Brazilian Jiu Jitsu’ është një sport i ngjashëm me mundjen dhe xhudon, por veçse është pak më i rrezikshëm për sportistët.
Gembi Juniku në këtë turne zhvilloi tre meçe në kategorinë deri në 77 kilogram ku zuri vendin e dytë pasi mposhti një serb, një malazez, derisa në finale humbi nga një kroat.
Ai në një prononcim për Jepi Zë ka thënë se është shumë i lumtur dhe i befasuar me mënyrën si u sollën organizatorët me të në Beograd. Edhe më i befasuar ishte kur pa në monitorin e vogël flamurin e Kosovës.
‘U ndjeva njëjtë sikur në kompeticionet e tjera prisja te kisha më shumë sukses dhe të dilja në vendin e parë, por edhe vendi dytë është një arritje e kënaqshme për mua’, tha fillimisht Juniku.
‘Organizatorët ishin ata që e lejuan flamurin dhe na pritën shumë mirë, unë mendova se do të reagonte dikush nga publiku pasi kishte shumë shikues, por nuk pati asnjë reagim’.
Sportisti kosovar garën e radhës do ta ketë në fillim të vitit 2022 në Turqi ose Serbi.
‘Gara ime e radhës do të jetë në fillim të vitit 2022, do të jetë në Turqi ose Serbi, por kësaj radhe do të jetë më ndryshe pasi do të garojmë 7 apo 10 garues nga Kosova. Të gjithë garuesit janë anëtar të Fight Club 07’.
Kujtojmë që Ekipi i Kosovës javë më parë ishte nisur për në Beograd për të marrë pjesë në Botërorin e Boksit për amatorë, por që nuk ishin lejuar ta kalonin kufirin, pasi mbanin me vete simbole të shtetit të Kosovës. Por, kësaj radhe ata pranuan simbolet tona, me sportistin Gembi Juniku, që arriti ta fitonte vendin e dytë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...