Terminet për viza pune në Gjermani, nga nesër ndryshon gjithçka – kështu mund të aplikoni
Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 30 November 2021
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka njoftuar se ka ndryshuar procedurën e dhënies së termineve. Kjo për shkak të kërkesave të shumta për caktim të terminëve për me qëllim të nisjes së punësimit sipas rregullores për Ballkanin perëndimor.
Ambasada ka njoftuar se janë duke u tejkaluar terminet që janë në dispozicion dhe për të pasur mundësi të barabartë gjatë aplikimit, nga fillimi i dhjetorit, terminet do të jepen përmes procedurës së tërheqjes së shortit.
Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 14.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të termineve të ambasadës të shprehin interesimin e tyre për procedurën e shortit.
“Nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në periudhën janar deri në fillim të shkurtit 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e më shumë personave”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Tutje ambasada ka bërë apel që shënimet dhe të dhënat e aplikuesve të jenë të sakta. Gjithashtu në njoftimin e ambasadës përmenden edhe disa informacione shtesë të cilat duhet të kenë parasysh aplikantët.
Sipas tyre, regjistrimet e shumëfishta janë të pamundura, ndryshimet e të dhënave të shënuara gjatë regjistrimit nuk kanë të mundshme, kalimi i terminit te një person tjetër nuk është e lejueshme, regjistrimi i mëhershëm nuk është përparësi kundrejt një regjistrimi të vonshëm, angazhimi i agjencioneve nuk sjell asnjë përparësi.
Ambasada ka njoftuar edhe se nuk japin terminë të veçanta dhe kanë kërkuar që aplikuesit të përmbahen nga pyetjet e tilla.
Të tjera
-
Haradinaj: S’jam në dashni të madhe me PDK as me LDK, por Kurtin duhet ta heqim nga pushteti
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherazi edhe kandidati i kësaj partie për ...
-
Polici u qëllua gjatë përleshjes me armë zjarri mes dy pronarëve të ‘Rent a Car’
Para rreth një ore më parë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehm...
-
Detaje nga plagosja në Fushë Kosovë/PAMJE
Një person është plagosur në Fushë Kosovë. Kjo është konfirmuar për Infoku...
-
Bitcoin arrin për herë të parë vlerën e 80 mijë dollarëve
Bitcoin po i afrohet vlerës së 80 mijë dollarëve për herë të parë, e rritur n...
-
Kurti takohet me studentë shqiptarë në Gjermani, iu flet për “progresin dhe zhvillimin e vendit”
Kryeministri Kurti bashkë me ministren Gërvalla sot kanë takuar studentë nga ...
-
KFOR dhe Policia e Kosovës patrullojnë në Zubin Potok
Ushtarë letonezë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit të udhëh...
-
LAJMI I FUNDIT: Plagosje në Fushë Kosovë
Një plagosje ka ndodhur në Fushë Kosovë. Sipas burimeve të Gazetës Infokus...
-
Rukiqi qesh me Muratin: Të hyrat tatimore janë rritur në kurriz të qytetarëve që kanë paguar çmime me të larta
Berat Rukiqi nga LDK i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, rre...
-
Haradinaj nderon të rënët britanikë që nga lufta e parë botërore
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë ka...
-
Murati thotë se për shkak të luftës së pakompromis ndaj kontrabandës janë dyfishuar të hyrat tatimore gjatë 4 viteve
Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka akuzuar qeveritë e kaluar për vjed...
-
Vdes komandanti i UÇK-së, Naim Qorrolli
Ka ndërruar jetë komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Qorolli. ...
-
Ambasadori i Suedisë kërkon nga Kosova të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, kërkon nga Kosova dhe S...