AAK-ja shpall zgjedhjet e brendshme, Tahiri tregon nëse ka ndonjë kandidat për kryetar
Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 26 November 2021
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shpallur zgjedhjet e brendshme për të zgjedhur strukturat e reja të partisë.
Sekretari i kësaj partie Besnik Tahiri, tha se për këtë proces janë përgatitur qe gati pesë muaj.
Por sipas tij, zgjedhjet në parti janë edhe reflektim i atyre lokale të mbajtura 17 tetor.
“Për momentin nuk ka asnjë kandidaturë për kryetar partie. E kemi një kryetar partie. Kemi hap procesin zgjedhor në të gjitha nivelet e partisë duke filluar prej nivelit më të lartë e deri tek niveli i nëndegës. Do të jetë proces diku rreth pesë mujor i organizuar. Ky vendim ka qenë po ashtu edhe si reflektim i zgjedhjeve të fundit edhe zgjedhjeve të më hershme do të thotë”, ka deklaruar Tahiri.
Tahiri thotë se AAK-ja ka dalë stabile në zgjedhjet lokale, por thotë se kjo nuk është e mjaftueshme.
“Në këto zgjedhje ne kemi dalë shumë stabil, kemi dalë parti në nivel vendi mbi 12%, me qeverisje jemi partia e tretë në vend me komuna, para Vetëvendosjes. Mirëpo kjo nuk është boll, ne do të bëjmë një reformë të thellë, një riorganizim do të hapim partinë për të gjithë ata që mendojnë në kauzën tonë, në kauzë të djathtë kombëtare të palëkundur edhe kur ka presione të mëdha, gjithmonë në një drejtim të qartë të djathtë kombëtar në funksion të mbrojtjes së interesit qytetar dhe kombëtar”, ka deklaruar Tahiri për Ekonomiaonline.
“Në disa komuna ne kemi pasur rezultat të jashtëzakonshëm, duke përfshirë këtu edhe Istogun. Në disa komuna kemi pasur ngritje të votës si në Prishtinë e Podujevë dhe në Kamenicë e në disa komuna të tjera. Në disa komuna jemi shumë dobët, duhet me bë një reflektim serioz se çka do të bëjmë. Ky reflektim vjen do të thotë edhe prej pozitës zgjedhore edhe prej analizave që bëhen të brendshme”, ka thënë Tahiri.
Tahiri tha se Brenda AAK-së është diskutuar javën e kaluar dhe pas këtyre diskutimeve ka ardhur vendimi për zgjedhjet e brendshme.
“Kemi pas reflektime më të thjeshta. Domethënë ne kemi pas një takim javën e kaluar ku kemi diskutuar hapur, Kryetari, nënkryetar, sekretar. Edhe vendimi për zgjedhje vjen si rezultat i një reflektimi serioz”.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...