Punëtorët shëndetësorë në grevë/Syla u kërkon falje pacientëve, ka një mesazh edhe për Kurtin
Autori: Gazeta inFokus
14:21 | 25 November 2021
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla në një konferencë për media u ka kërkuar falje të gjithë pacientëve për grevën e mbajtur gjatë së enjtes në të gjithë sistemin shëndetësor.
Ai ka bërë të ditur se greva e thirru për shka të moszbatimit të Ligjit të Pagave, është respektuar nga të gjithë punonjësit shëndetësor.
Syla ka sqaruar se shërbime u janë ofruar të gjithë pacientëve që kanë qenë në gjendje emergjente.
“Pacientë të dashur iu kërkojnë falje që Qeveria Kurti për tetë orë na bëri që të ndahemi nga ju. Në 43 qendra shëndetësore, në 7 spitale regjionale, qendra të mjekësisë i janë përgjigjur 100% grevës. Ky është unitet tregon se jeni të bashkuar për kërkesat e tona legjitime”.
“Janë punuar të gjitha rastet emergjente, siç është rasti i një fëmije në Kirurgjinë Torakale, nuk është lënë asnjë rast pa u punuar që ka qenë emergjent”.
Syla i ka bërë thirre kreut të Qeverisë që të takohen për të diskutuar lidhur me kërkesat e tyre, duke shtuar se nuk janë të interesuar për trazira sociale.
Madje ai iu është lutur Kurti me fjalët “Zoti kryeministër të lutem të përgjërohem, të takohemi, kthjelluni dhe na ftoni në takim”.
“Le të jetë ky mesazhi i fundit për Qeverinë, mos ta ndani prej pacientëve, mos ta shti me bo gjeste që nuk duam, nëse ju doni trazira sociale, ne do ta ruajmë shtetit tonë”.
“Zoti kryeministër të lutem të përgjërohem, të takohemi, kthjelluni dhe na ftoni në takim”.
Ai ka pohuar se për grevën kanë marrë mbështetje edhe nga sindikata ndërkombëtare.
“Kemi përkrahjen nga të gjitha sindikatat, po i dërgojmë mesazh Kurtit që të na ftojë për Ligjin e Pagave, në buxhet nuk është i ndarë buxheti për këtë ligj. Jemi përkrahur edhe nga ndërkombëtarët”.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
































