Edhe foshnjat rrezikohen nga problemet ortopedike, ja çfarë duhet të bëjnë prindërit
Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 25 November 2021
Në emisionin Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus, ortopedi Nderim Salihaj gjatë kontrollit të një foshnje për të parë se a ka ndonjë problem ortopedik, tha se foshnjat duhet që patjetër të bëjnë një kontrollë rutinore, sa i përket këtyre problemeve, shkruan Gazeta Infokus.
Salihaj tha se kontrolla rutinore duhet të bëhet tek të porsalindurit edhe nëse prindërit nuk shohin ndonjë problem ortopedik tek foshnja.
“Mosha e bebes ishte një muaj e gjysmë kjo është një kontrolle rutinore që bëhet tek porsalindurit do të thotë pa marrë parasysh se a ka probleme apo jo bebja duhet gjithmonë që të ketë një kontrolle rutinore tek ortopedi”, tha doktori ortoped Nderim Salihaj në Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus.
E një kontrollë rutinore tek foshnjat përfshinë kontrollin e pjesëve të këmbëve, të shputave, gjunjëve dhe kërdhokullave, pjesën e boshtit kurrizor ku përfshihet edhe qafa, si dhe ultrazërit.
Sipas ortopedit kontrolla e ultrazërit duhet patjetër të ekzaminohen me anë të ultrazërit sepse shihet saktë zhvillimi i brendshëm të kërdhokulla sepse kërdhokulla ka shpesh herë predispozita që të mos zhvillohen.
Por a janë këto sëmundje ortopedike të lindura apo pasojë e problemeve gjatë lindjes?
Ortopedi Nderim Salihaj tha në Doktor plus, prodhim i Gazetës Infokus se shumica e këtyre problemeve janë të lindura.
“Zakonisht janë të lindura nuk është që shumica e problemeve nuk janë të lidhura me mënyrën e lindjes sepse prindërit kanë herë pas herë predispozitë me ia lanë fajin lindjes, ose për shembull lëndimi gjatë lindjes mirëpo posaçërisht kordhokurat janë probleme të lindura”
Sipas tij lindja jo natyrale ose lindja me operacion jep probleme më të mëdha ortopedike tek foshnjat.
Problemi që mund të kenë gratë gjatë shtatzënisë është mungesa e lëngut të bebes pasi që e vështirëson lëvizjen.
“Është një problem që mund ta kenë gratë gjatë shtatzënisë kur kanë sasi të vogla të lëngut të bebes, ajo e ngushton hapësirën lëvizëse të bebes dhe ai ngushtim i hapësirës ndikon të jenë në mënyrë shumë të shtrënguara dhe ajo pastaj sjellë probleme pas lindjes, mund të sjell probleme të lindur edhe tek qafa por edhe në kërdhokull”, tha ortopedi Salihaj në emisionin Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus.
Për më shumë rreth sëmundjeve ortopedike mund ta ndiqni emisionin Doktor Plus, i cili kësaj jave i është dedikuar sëmundjeve ortopedike:/Gazeta Infokus/
EMISIONI I PLOTË:
Të tjera
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...