Si i ndryshoi pasuria e Gazmend Muhaxherit nga viti 2010?
Autori: Gazeta inFokus
10:53 | 18 November 2021
Pasuria e të parit të komunës së Pejës ka marr hov rritjeje nga viti 2010.
Në vitin 2010 si nënkryetar i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri kishte të deklaruar vetëm një fidanishte në vlerë 50 mijë euro, një veturë 4 mijë euro si dhe 1 mijë euro në bankë.



Por kjo shumë i ndryshoi kur u bë kryetar i Komunës së Pejës.
LEXO EDHE: A u pasurua Shpend Ahmeti pas dy mandateve në krye të Prishtinës?
Nga asnjë shtëpi sa nuk kishte të deklaruar në vitin 2010, i pari i Komunës së Pejës në 2021 në deklarimin e tij shtoi edhe katër shtëpi, vlera e së cilave është jo më pak se 1 milion e 315 mijë euro.
Por, pasuria e paluajtshme e Muhaxherit nuk mbaron me kaq. Ai ka të deklaruar edhe një objekt i cili kushton 138 mijë euro.
Nga të gjitha këto toka, shtëpi e objekte Gazmend Muahxheri i ka të deklaruara në emrin e tij vetëm tri prej tyre pasurive, prejardhja e të tjerave është nga trashëgimia, shkruan Gazeta Infokus.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Gazmend Muahxheri e ka të deklaruar edhe një veturë në pronësi të bashkëshortes tipi i cili nuk dihet ndërsa vlera e saj është 17 mijë euro e cila është blerë me kredi.
LEXO EDHE: Pasuria e kryetarit të ri të Gjilanit, Alban Hysenit, peshon mbi gjysmë milioni euro
Muhaxheri gjithashtu ka edhe një kredi për ndërtimin e një objekti në vlerë 80 mijë euro.

Të hyrat vjetore Gazmend Muahxheri në vitin 2021 e ka deklaruar pagën në Kuvendin Komunal në Pejë e cila është 15,110 euro, qiramarrës 33,600 euro në vit, dhe 10 përqindëshi i trustit i cili është 3,200 euro.
LEXO EDHE: Sa është i pasur kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini?
Ndërsa të deklaruar ka edhe pagën e bashkëshortes në Universitetin e Prishtinës e cila në vit merr 15,396 euro.

Gazmend Muahxheri i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur të zgjidhjet kryetari i Pejës për të tretën herë radhazi me 60.44 për qind të votave. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...

































